Vjosa Osmani merr dyfish më shumë vota se tërë LDK-ja në Pejë

14:"Ridvan Slivova
Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese në komunën e Pejës me 21 mijë e 067 vota apo 49,14%. Është bërë i ditur numri i votave të top pesëshes së Listës ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit, që kanë marrë vota në Pejë.
Derisa e tërë LDK-ja në Pejë më 14 shkurt mori 8, 075 vota, vetëm Vjosa Osmani në këtë komunë mori 16, 691 vota, njofton "Radio1".
Më poshtë, lista e 5-shës më të votuar të Listës së Vjosës në Pejë:
Vjosa Osmani 16,691 vota Donika Gërvalla 5,201 vota Haxhi Avdyli 1,096 vota Faton Peci 895 vota Doarsa Koci 395 vota.
Nga
Telegrafi
20/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































