Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, në prezantimin e Programit të saj në fushën e arsimit, tha të dielën se arsimi do të jetë prioritet i lartë, reformimi i të cilit do të arrihet nëpërmes ndryshimit të mentalitetit qeverisës.
“Programi ynë i jep prioritet të lartë arsimit. Një ndërrim total të mentalitetit qeverisës që e kemi parë nga qeveria e fundit. Do të kemi shumëfish më shumë investime sesa që kemi pasur deri më tash, duke e konsideruar arsimin si një nga shtyllat, nëpërmes të cilave ndërtojmë potencialin më të rëndësishëm, edhe social edhe ekonomik për vendin”, tha Osmani.
Ajo pohoi se do të shtojmë kapacitetet parashkollore për 10 herë, sepse ndryshimet në arsim duhet të fillojnë nga poshtë-lartë, dhe duke i dhënë rëndësinë që meriton arsimit parashkollor. “Duke investuar në arsimin parashkollor ne ju mundësojmë nënave që të punojnë dhe të kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre, duke rritur përqindjen e punësimit të tyre. Shkolla do të shndërrohet në mekanizëm transformues për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Shkolla do të jetë aleati i familjeve tona kundër krimit kibernetik dhe abuzimit të fëmijëve nga platformat online. Arsimi do të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit dhe punësimit”, tha nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre.
Sipas saj, arsimi i lartë do të ndërlidhet me tregun e punës.
“Emëruesi i përbashkët i këtyre veprimeve do të jetë depolitizimi i arsimit, rritja e dukshme e investimeve në arsim dhe angazhimi i të gjithë ekspertëve arsimor në Kosovë, pa dallim përkatësie politike”, shtoi Osmani.
Ajo pohoi se milionat dhe ekspertët nuk mund të bëjnë asgjë pa ndryshimin e të gjithë neve. “Ju ftoj për mobilizim sikur në vitet e 90-ta, në mbrojtje dhe zhvillim të sistemit arsimor dhe shndërrimin e tij në pjesë zhvillimit të shtetit”, tha Osmani.
Nënkryetarja e LDK-së, tha se kjo parti ka lindur nga njerëzit e dijes, të cilët së bashku me mësimdhënësit, nxënësit dhe me prindërit kosovarë, gjatë kohë të vështira të viteve të 90-ta e mbajtën gjallë frymën e arsimit shqip.
“Për 10 vjet, LDK-ja ka organizuar shkollimin e fëmijëve tanë duke e shndërruar arsimin në shtyllë të rezistencës, të mbijetesës dhe të krenarisë kombëtare… Asokohe, LDK-ja mobilizoi tërë popullin e saj në mbrojte të arsimit, të fëmijëve dhe gjithë Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?