LAJMI I FUNDIT:

Vjosa dhe Fatos Berisha ftohen në Transilvania International Film Festival

Vjosa dhe Fatos Berisha ftohen në Transilvania International Film Festival

Udhëheqësit e FestivalitPriFest – Vjosa Berisha dhe Fatos Berisha, kanë udhëtuar për në Rumani ku janë të ftuar në Transilvania International Film Festival.

Ata kësisoj do të jenë pjesë aktive e festivalit duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes PriFest – si organizimi kryesor kinematografik në Prishtinë dhe Transilvania International Film Festival – festivali i cili në këtë edicion të 17-të sivjet sjellë disa programe të veçanta filmike, përfshirë këtu fokusin në kinematografinë hungareze e bullgare, filmat nga Rumania dhe programet tjera speciale.


Festivali prestigjioz ka nisur me 25 maj në Cluj-Napoca ndërsa do të zgjasë deri me 3 qershor.

“Ky është viti i tretë me radhë që jemi pjesë e këtij festivali. Është festival i rëndësishëm për regjionin tonë dhe na gëzon fakti që si PriFest kemi ndërtuar marrëdhënie kaq të mira me Transilvania International Film Festival. Këtu do të zhvillojmë takime, do të marrim pjesë nëpër prezantime të ndryshme duke u fokusuar në gjetjen e projekteve dhe personaliteteve për ti ftuar më pas të jenë pjesë e festivalit tonë në korrik”, tregon Vjosa Berisha – drejtoreshë e PriFest.

PriFest këtë vit edicionin e dhjetë jubilar do të mbajë në datat 17-22 korrik 2018, me një program të pasur të filmave dhe me programe të reja të filmave që më herët nuk kanë qenë pjesë e festivalit.

PriFest kanë fokus sivjet një numër të madh aktivitetesh dhe pritjen e mysafirëve e ekspertëve të huaj të cilët do të kenë mundësi të japin kontribuut për zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë e regjion.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori