Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për shkak të mospërshtatjes me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut, gjë e cila, sipas bllokut është pjesë përbërëse e integrimit evropian.
Ky reagim i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Eric Mamer, erdhi pasi Serbia nuk e mbështeti deklaratën e 27 shteteve të BE-së lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny.
Përmes kësaj deklarate, BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.
Mamer tha se për mospërshtatjen me qëndrimet e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë, Serbia, shtet kandidat për anëtarësim në BE, do të ketë pasoja.
“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Qartë ka pasoja në rast të mospërshtatjes me pozicionet e BE-së pasi kjo është një kërkesë bazike që një vend duhet të përshtatet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, përsëriti thirrjen për të gjitha shtetet që të përshtaten me politikat e saj dhe të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane.
“Bashkimi Evropian dëshiron që të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si në partnere të besueshme evropiane për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin. Deklarata për Navalnyn ishte pikërisht për vlerat dhe parimet, pasi kishte të bënte me një vdekje të papritur të një të burgosuri politik, si rezultat i veprimeve të autoriteteve ndaj tij”, tha Stano.
“BE-ja dhe vendet anëtare kanë përsëritur në dhjetori në konkluzat e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme pritjet e tyre të fuqishme që Serbia të shtojë përpjekjet për t’u përshtatur në tërësi me qëndrimet e përbashkëta të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe me masat restriktive, përfshirë ato ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, shtoi ai.
Qëndrimi i BE-së lidhur me mospërshtatjen me deklaratën për Navalnyn u bë publik kur në Moskë po mbahej varrimi i kritikut të Kremlinit, i cili vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.
Pas publikimit të lajmit se Serbia nuk ka mbështetur deklaratën e BE-së, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë më herët, tha se nuk ishte në dijeni për një fakt të tillë dhe do të ishte i befasuar nëse do të ndodhte e kundërta.
Ai tha se nuk e sheh si “tragjedi të madhe” mosmbështetjen e kësaj deklarate.
Në të kaluarën, Serbia po ashtu është përballur me thirrje të vazhdueshme për të mbështetur sanksionet e bllokut kundër Rusisë, pasi Moska nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025