Tre historianët nga Kosova, Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari dhe Fehmi Rexhepi kanë bërë një deklaratë për opinion, ku në detaje tregojnë për obligimet që kishte grupi punues në projektin “Projekti i Historisë së Përbashkët”.
Historianët nga Kosova në këtë deklaratë kanë thënë që janë të hapur për diskutim me studiuesit e historisë dhe me grupe tjera të interesuara në mënyrë që vërejtjet dhe sugjerimet që mund të dërgohen më rastin e ribotimit të edicionit të jenë sa më të kompletuara.
“Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakren e Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara ngjarja quhet me emrin e vërtetë ‘Masakër në Reçak’. Një nga përshkrimet për gruan shqiptare ku fyhet dinjiteti i saj ka zgjuar indinjatë me plot të drejtë. Ky përshkrim është burim i huaj ndaj të cilit ndërkohë (pas vitit 2008) kemi shfaqur mospajtimin tonë duke e quajtur të pa pranueshëm dhe tendencioz. E gjithë përgjegjësia i takon redaksisë së botimit”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“E ndjejmë për obligim ndaj opinionit publik që të njoftojmë lidhur me të vërtetën rreth projektit “Joint History Project” (Projekti i Historisë së Përbashkët).
Grupi punues bënë me dije opinionin lidhur me obligimet që ka pasur në kuadër të Projektit:
1.Projekti ishte i mbështetur nga Këshilli i Europës në të cilin morën pjesë: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Qipro dhe në fund u ftua edhe Kosova (pas vitit 2008).
2.Detyrat e grupit punues kanë qenë grumbullimi i dokumenteve burimore, fakteve historike, shkrimit të tyre dhe materialeve tjera për historinë e Kosovës që duhej të hulumtoheshin në Agjencionin Shtetëror të Arkivave të Kosovës nga viti 1913.
3.Grupi punues ka dërguar për botim një numër të konsiderueshëm të burimeve për ngjarje të rëndësishme historike, një pjesë e madhe prej të cilave nuk janë marrë parasysh nga redaksia e projektit.
4.Vetëm dokumentet e botuara që mbajnë referencat nga Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosovës janë burime të hulumtuara dhe të dërguara nga grupi, për të cilat e mbajmë pergjegjësinë e plotë.
5.Për tekstet dhe burimet e botuara nga studiues të shteteve tjera, për tema të caktuara, grupi nga Kosova nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi, meqë nuk ka qenë i konsultuar.
6.Pavarësisht pamundësisë së ndikimit (meqë asnjëri nga ne nuk ishte anëtar i redaksisë) ne kemi shfaqur indinjatën tonë lidhur me tema të caktuara të cilat fyejnë popullin shqiptar.
7.Grupi punues pas botimit të edicionit ka reaguar dhe ka shfaqur pakënaqësi lidhur me numrin e vogël të teksteve dhe burimeve të botuara për ngjarje të rëndësishme nga historia e Kosovës si dhe për mënyrën jo korrekte të përfshirjes së teksteve dhe faktografisë.
8.Redaksia e edicionit ka premtuar që me rastin e ribotimit do të ketë parasysh vërejtjet dhe kërkesat e grupit punues të Kosovës.
9.Vërejtjet e ditëve të fundit që na atribuohen pa të drejtë për Masakren e Reçakut janë të pa qëndrueshme dhe spekulative sepse në burimet tona të botuara ngjarja quhet me emrin e vërtetë “Masakër në Reçak”.
10.Një nga përshkrimet për gruan shqiptare ku fyhet dinjiteti i saj ka zgjuar indinjatë me plot të drejtë. Ky përshkrim është burim i huaj ndaj të cilit ndërkohë (pas vitit 2008) kemi shfaqur mospajtimin tonë duke e quajtur të pa pranueshëm dhe tendencioz. E gjithë përgjegjësia i takon redaksisë së botimit.
11.Jemi të hapur për diskutim me studiuesit e historisë dhe me grupe tjera të interesuara në mënyrë që vërejtjet dhe sugjerimet që mund të dërgohen më rastin e ribotimit të edicionit të jenë sa më të kompletuara.
12.Shprehim kundërshtimin për etiketimet dhe spekulimet tendencioze me emrat tanë.
GRUPI PUNUES
Jusuf Bajraktari
Fehmi Rexhepi
Frashër Demaj”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-123606-380x233.png)
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
![Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/damka-380x233.jpg)
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij
![Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AS_ProshireniVeni_Feb2025_Telegrafi-380x233.png)
Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Faton-osmani-1-e1739266635292-780x439.jpg)
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht