Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti - Selimi, ka reaguar pasi sot nuk votoi për Donika Gërvallën si kryeparlamentare, propozim ky që erdhi pikërisht nga partia LVV.

Ajo ka deklaruar se qëndrimi i saj ka të bëjë pikërisht për shkak të deklaratave të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, transmeton Telegrafi.


"Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes", ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Gërvalla mori sot 57 vota, 56 kundër e nga tri abstenime. Kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancë për të vazhduar më 22 gusht.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve. /Telegrafi/