LAJMI I FUNDIT:

Vjedhjet e turistëve në Shqipëri, policia regjistron 35 raste (Video)

Vjedhjet e turistëve në Shqipëri, policia regjistron 35 raste (Video)

Policia e Shtetit thotë se gjatë këtij sezoni turistik janë regjistruar 35 vjedhje ose grabitje në zonat bregdetare e malore, që frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj.

“Po të shohim muajin gusht, objekt vjedhjesh kanë qenë celularët. Në një rast kemi vjedhje automjeti, një tjetër vjedhje kasaforte, ndërsa portofolat dhe varëset janë më të shumta, duke u evidentuar 10 raste. Në këtë sezon turistik ka një veçanti, sepse përveç dëmtimit të shtetasve shqiptarë, kemi edhe të dëmtuar në 15 raste edhe shtetas të huaj, përfshirë këtu të Kosovës, maqedonas, suedezë, polakë”, tha Albert Dervishaj, drejtor i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj thotë për Top Channel se janë vënë në pranga disa të rinj që i realizonin vjedhjet në grup, ndërkohë që hetimet vijojnë për disa ngjarje të tjera të pazbardhura.


“Një nga mekanizmat që ata përdorin është që pasi kanë realizuar dy apo tri vjedhje të largohen, në mënyrë që t’i shpëtojnë edhe ndjekjes së policisë, por edhe të vijojnë krimin në një vend tjetër. Një mekanizëm i tillë është shfaqur në disa raste, ku elementë shëtitës kanë realizuar vjedhje në vende të ndryshme në vendin tonë”, theksoi Dervishaj.

Policia e Sarandës arrestoi pak kohë më parë edhe disa të rinj, që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë përtej kufirit, në fshatrat e Igumenicës. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori