Vjedhja që ndodhi javë më parë në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është rasti më i freskët ku vidhet shtëpia e një zyrtari kaq të lartë të sistemit të drejtësisë në vend.
Persona të panjohur kishin arritur të futeshin në shtëpinë e kryeprokurorit mëngjesin e hershëm të datës 22 nëntor të këtij viti, duke marrë vetëm një telefon “Samsung” të kryeprokurorit Lumezi.
Hajnat kishin arritur të thyenin dy dyer të shtëpisë edhe pse shtëpia ishte nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë.
Telegrafi ka mësuar se lidhur me këtë rast është duke u marrë prokurorja serbe, Javorka Prlinceviq.
Telegrafi po ashtu për një javë rresht ka pritur përgjigje nga ana e zëdhënëses së Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi lidhur me atë se deri ku ka shkuar procesi i hetimeve dhe a ka ndonjë person të dyshuar, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje me arsyetimin se prokurorja e rastit nuk po i jep informacion.
“Disa herë kamë kërkuar informacion nga prokurorja e rastit por nuk kam marrë asnjë informatë”, ka thënë Kozmaqi.
Ndërkaq e kontaktuar nga Telegrafi, prokuroja Javorka Prlinceviq “topin” e ka hedhur tek zëdhënësit duke thënë se ajo nuk mund të flasë.
“Jam në një gjykim, dërgoni pyetjet tek zëdhënësja ajo ju përgjigjet, unë nuk flasë”, ka thënë prokurorja Prlinceviq.
Ndërkaq, kryeprokurori Aleksandër Lumezi e kishte quajtur këtë incident si shumë të dyshimtë, për shkak se personat që janë futur brenda nuk kanë marrë asgjë tjetër pos telefonit.
E menjëherë pas kësaj vjedhje, Policia e Kosovës kishte suspenduar për 48 orë një zyrtar policor të divizionit të sigurimit si dhe një mbikëqyrës të policit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës