Grabitësit e parave në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë përdorën një furgon ngjyrë të bardhë për të hyrë në pistën e aeroportit, ku morën nën kërcënimin e armëve miliona euro.
Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka, tha në studion e “Opinion” se një nga makinat që kanë përdorur grabitësit rezulton të ketë qenë me targa false.
Këto targa i përkasin një automjeti tip “Fiat” ngjyrë e kuqe, të cilat ishin raportuar të vjedhura.
Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Ky mjet u gjet më vonë i djegur nga policia. Po kështu, një makinë e dytë, Mercedes-Benz, u gjet e djegur në një tjetër vendndodhje.
Gazetari Koka deklaroi se hetimet e policisë janë fokusuar në dy pista.
Pista e parë ka të bëjë me dyshimet e policisë se automjeti Mercedes me targa të vjedhura mund të jetë përdorur si karrem për të shpërqendruar autoritetet. N
dërsa pista e dytë ka të bëjë me faktin se ky mjet me targa të vjedhura që i përkasin një Fiati, mund të jetë përdorur realisht nga të dyshuarit si makinë e dytë pasi dogjën furgonin me të cilin grabitën paratë.
Gjatë grabitjes së armatosur, pati shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve gjatë arratisjes së këtyre të fundit. Nga të shtënat mbeti i vrarë njëri prej grabitësve, i cili ende nuk është identifikuar.
Ndërsa ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani, i ftuar në studion e “Opinion”, tha se kontakti i parë i policisë me grabitësit ka qenë në momentin kur të dyshuarit ndryshuan makinat pak metra larg pistës së aeroportit, pasi grabitën paratë. /tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje