Në imazhet e shpërndara, shihen vizitorët e parë që janë zhdukur në mjegull, derisa ndodheshin në urën gjigante në Gjermani, që do të hapet pas ndërtimit që zgjati tetë vite.

Ura Hochmosel, që ndodhet në Zeltigen-Rachtig është e lartë 152 metra, ndërsa ndodhet mbi luginën Moselle, ndërsa është ura e dytë më e lartë në këtë shtet, transmeton Telegrafi.


Kjo strukturë me 1.7 kilometra, është ndërtuar për të lehtësua trafikun ndërmjet shteteve të Beneluksit dhe Frankfurtit.

Megjithatë, që kur filloi planifikimi i këtij projekti, ka pasur kundërshtime të shumta, për shkak të shpenzimeve milionëshe dhe dukjes jo të mirë.

Brenda këtyre ditëve, do të fillojë funksionimi i urës që ndodhet në një zonë me shumë vreshta, pritet të shihet edhe efekti që do të ketë në lehtësimin e trafikut. /Telegrafi/

Vizitoret foto 2

Vizitoret foto 3

Vizitoret foto 4

Vizitoret foto 5

Vizitoret foto 6

Vizitoret foto 7

Vizitoret foto 8

Vizitoret foto 9

Vizitoret foto 10