Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot lidhur me vizitat familjare dhe vizitat tjera në Gjykatën Speciale.
KMDLNj përmes një reagimi për media thekson se vizitat e zyrtarëve të MD -së janë më tepër simbolikë e përpjekjes së demonstrimit të një autoriteti institucional e që në këtë Gjykatë ka zero efekte dhe qartazi nuk përkon me mandatin që e ka në sistemi i drejtësisë së Kosovës, e që aspak nuk ka ndikim në përmirësimin e kushteve për të arrestuarit.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
Vizitat familjare dhe vizitat speciale në Gjykatën Speciale
Aktualisht në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahen të arrestuar tetë shtetas të Kosovës, të gjithë ish ushtarë të UÇK – së, ata që e themeluan UÇK -në e që i dhanë kuptim dhe përmbajtje luftës për liri dhe çlirim të Kosovës dhe të cilët pas përfundimit të luftës ishin bartës më të lartë të posteve institucionale dhe shtetërore.
Të akuzuar janë Jakup Krasniqi, ish – kryetar i Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi ish – kryeministër dhe ish – president i Kosovës, Kadri Veseli ish – kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK -së, Rexhep Selimi – ish shef i GP të LVV – së, Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK -së, Nasim Haradinaj, z/kryetar i OVL të UÇK – së, Salih Mustafa, ish – udhëheqës i BIA-së dhe Pjetër Shala , ish – ushtar i UÇK -së.
Deklarativisht Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të Drejtësisë së Kosovës ndërsa faktikisht me asgjë nuk dëshmohet kjo, përkundrazi me asgjë nuk identifikohet si e tillë. Gjykata Speciale me aneks Marrëveshjen tërë sovranitetin e vendimmarrjes e ka bartë mbi vete duke zhveshur Kosovën dhe sistemin e Drejtësisë nga çdo autoritet dhe vendimmarrje, qoftë edhe për shtetasit e saj që aktualisht mbahen peng në këtë Gjykatë.
Puna e kësaj Gjykate është kurdisur në atë mënyrë që, edhe në rast se të të akuzuarve u shkelen të drejtat e njeriut që iu takojnë si të privuar nga liria këto shkelje nuk kanë ku të adresohen. Realisht, Gjykata Speciale i ka dhënë të drejtë ekskluzive për monitorim Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i cili, për shkak të angazhimeve dhe metodologjisë së punës nuk bënë monitorime të rregullta dhe Ombudspersonit të kësaj Gjykate, një post koti që ka mandat për të drejtat e të punësuarve në këtë Gjykatë dhe jo për të arrestuarit.
Këto vizita quhen vizita speciale ndërsa të tjerat janë vizita familjare, pavarësisht postit apo cilësisë së vizitës. Opinioni duhet ta ketë të qartë se ka dallim të madh midis vizitave informuese dhe vizitave monitoruese. Në vizita informuese llogariten vizitat familjare, te miqve, vizita e vetme e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe dy vizita të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
KMDLNj ka bërë kërkesë Gjykatës Speciale për vizitë monitoruese por se nuk ishte lejuar kjo vizitë në kohën kur vizita familjare për KMDLNj është e papranueshme dhe në kundërshtim me mandatin monitorues që e ka dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar me MD – së e cila ka dështuar të sigurojë qasje për monitorues të KMDLNj – së ashtu siç parashihet me Marrëveshje.
Duket qartazi që MD -së nuk paraqet asnjë autoritet pranë kësaj Gjykate prandaj të arrestuarit, shtetas të Kosovës janë të privuar nga e drejta elementare e njeriut që të vizitohen gjatë qëndrimit në paraburgim në këtë mjedis represiv, jotransparent dhe të mbyllur për monitorues të KMDLNj-së, me një përvojë më tepër se 20 vjeçare në monitorimin e të drejtave të personave të privuar nga liria.
Për monitorim të suksesshëm duhet të plotësohen tre kushte elementare, kompetenca profesionale e monitoruesve, besimi dhe pranimi i personave të privuar nga liria që të vizitohen dha bashkëpunojnë me monitorues dhe kushti i tretë, gatishmëria dhe vullneti i institucioneve të mbajtjes, në rastin konkret të Gjykatës Speciale të lejojë dhe mundësojë monitorimin.
Në rastin konkret të privuarit nga liria janë shumë të gatshëm të pranojnë në vizita të rregullta monitorues të KMDLNj-së, monitorues të KNDLNj-së ishin dhe janë të gatshëm në çdo kohë të bëjnë këto vizita sepse është kërkesë e të privuarve nga liria dhe familjarëve të tyre por se Gjykata Speciale e ka përkufizuar qartë monopolin e KNKK nga Gjeneva dhe të ashtuquajturit Ombudsperson i Gjykatës Speciale për monitorim, i cili as nuk është i efektshëm e as në përputhje me standardet ndërkombëtare për faktin se nuk kemi përmirësim të trajtimit e as parimësi dhe efikasitet në zbatimin e procedurave.
Vizitat e zyrtarëve të MD -së janë më tepër simbolikë e përpjekjes së demonstrimit të një autoriteti institucional e që në këtë Gjykatë ka zero efekte dhe qartazi nuk përkon me mandatin që e ka në sistemin e Drejtësisë së Kosovës e që aspak nuk ka ndikim në përmirësimin e kushteve për të arrestuarit.
Prandaj, KMDLNj pret dhe thërret që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në njërën nga seancat e radhës të diskutojnë për statusin e të arrestuarve në Gjykatën Speciale, të cilët kanë mbrojtje ligjore por nuk iu mbrohen të drejtat e njeriut.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës duhet të ndërmerr veprime konkrete për këtë çështje ndërsa KMDLNj – ë është i gatshëm të dëshmojë para këtij Komisioni dhe të prezantojë pjesë të raportit monitorues nga distanca. Të arrestuarit që po mbahen peng në Gjykatën Speciale janë shtetas të Kosovës dhe konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të prerë të gjykatës përkatëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe