Shteti i Serbisë në vazhdimësi po e shkelë marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë dhe për vizitat e zyrtarëve të Kosovës në territorin e shtetit serb, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Gjatë këtij viti, sipas tyre, janë shënuar një varg ndalesash dhe pengesash për sportistët, artistët, por edhe politikanët e Kosovës që të udhëtojnë për vizita zyrtare në Serbi.
Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se verimet e autoriteteve serbe janë në krejtësisht në kundërshtim me frymën e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Çfarë po shohim ne, është se Qeveria e Serbisë, tash e një kohë të gjatë e ka degraduar në tërësi apo në masë të madhe procesin e lirisë së lëvizjes, ku shumë qytetarë të Republikës së Kosovës pengohen që të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë. Por flas, për sportistët, hendbollistët, karateistët, pastaj për artistët, të cilëve me thika u janë dëmtuar veprat artistike dhe në këtë mënyrë janë kontrolluar. Me fjalë të tjera, po flasim për një sjellje që tërësisht nuk është në frymën e asnjë marrëveshjeje, pra as marrëveshjes së Brukselit”, tha Arifi.
Së fundmi, autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bengjet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak.
Analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, thekson që përkundër faktit se në marrëveshjen e arritur në Bruksel, specifikohen rregullat që duhet ndiqen nga të dyja shtetet kur bëhet fjalë për vizitat zyrtare dhe shtetërore, në masë të madhe kjo marrëveshje nuk është respektuar nga shteti i Serbisë.
“Kemi qenë dëshmitarë të shumë rasteve ku janë ndaluar jo vetëm politikanë, por madje edhe artistë dhe sportistë nga Kosova. Kjo më së miri e shpërfaqë qasjen që shteti serb e ka ndaj gjithçka që përfaqëson ose që lejon të përfaqësohet një Kosovë e pavarur ose ku ka elemente të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Pra, në momentin kur një delegacion ose një zyrtar udhëton në Serbi, si përfaqësues i Republikës së Kosovës, kjo paraqet problem për shtetin e Serbisë dhe tendencat janë të vazhdueshme që të mos lejojnë që të ndodhë një gjë e tillë”, theksoi Murati.
Në anën tjetër shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka theksuar për mediat serbe se zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë qendrore nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.
“Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare mund të thirren lirisht në marrëveshjet për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, ka thënë Gjuriq duke iu referuar Kosovës.
Por, interpretimet e tilla të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, të cilat i bëjnë zyrtarët serbë, sipas Arifit, nuk duhet honepsur fare.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe me vet faktin që në Bruksel ne po negociojmë me njëri-tjetrin, nënkupton që ne kemi marrëveshje ndërshtetërore të papërfunduara. Mënyra e interpretimit të tij (Gjuriqit) aq më bën. Ne po flasim për mosrespektim të marrëveshjes së shtetit të Serbisë ndaj shtetit të Republikës së Kosovës. Kështu e shohim dhe kështu do të jetë”, u shpreh Arifi.
Edhe analisti Murati thotë se Serbia po e shkelë marrëveshjen për lëvizje të lirë, sepse kjo marrëveshje është bërë në frymën që të ofrojë ose mundësojë një bashkëpunim më të madh ndërmjet dy shteteve.
“Pra, duke iu mundësuar edhe zyrtarëve shtetërorë që të bëjnë vizita zyrtare në këto shtete dhe në njëfarë mënyre, të mundësojë që të paktën – përveç bashkëpunimit politik, i cili mund të jetë më i vështirë – të ketë edhe bashkëpunim në aspektin social, qoftë kulturor, artistik dhe sportiv dhe kështu me radhë. Mirëpo, këtu tejkalohen kufizimet, të cilat po i bën shteti serb për shtetasit e Kosovës, të cilët, në këtë rast, shkojnë ta përfaqësojnë Kosovën, në çfarëdo mënyre, në Serbi. Kjo e tejkalon marrëveshjen e Brukselit dhe kjo tashmë është bërë një politikë ndaluese ndaj gjithçka që mbanë emblemën e Republikës së Kosovës”, tha Murati.
Sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtarë, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane.
Ndeshja kualifikuese në kategorinë e femrave në grupmoshën nën 20-vjeç, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte paraparë të mbahej më 23 mars në Beograd, e vlefshme për Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të mbahet në Hungari, nuk është zhvilluar pasi që atë e kanë penguar autoritetet e Serbisë.
Kurse më 9 maj, përfaqësueses së Kosovës në karate, dy herë radhazi i është ndaluar hyrja në Serbi nga autoritetet e këtij shteti, për të udhëtuar drejt Novi Sadit, ku u mbajt Kampionati Evropian i Karatesë, prej 10 deri më 13 maj.
Më 30 maj, autoritetet serbe nuk ua kanë lejuar artistëve të Kosovës që të bartin punimet e tyre artistike për në festivalin “Mirëdita, dobar dan!” që është mbajtur në Beograd./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025