LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Johannes Hahn në Maqedoni, presion për zgjidhjen e krizës (Video)

Vizita e Johannes Hahn në Maqedoni, presion për zgjidhjen e krizës (Video)

Javën e ardhshme pritet të shtohen presioni ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Zbritja e komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn ditën e martë në Shkup nga analistët shihet si përpjekje shtesë e Brukselit për të ndihmuar në funksionalizimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Malinka Ristevska për Alsat-M vlerëson se Bashkimi Evropian është i vendosur që të mos lejojë eskalimin e situatës dhe kjo gjë shihet përmes porosive të qarta për zgjidhjen e krizës sa më parë me qëllim që të shmanget detabilizimi i vendit, konfliktet ndëretnike.

Ndërsa profesori Bekim Kadriu vlerëson se vizita e komisionarit evropian Han në Shkup nuk është e rastësishme por e koordinuar me shumë aktivitete që pritet të ndodhin gjatë kësaj dite. Kadriu, shton se kjo vizitë ka për qëllim debllokimin e krizës së krijuar tashmë disa muaj me radhë.


Të martën, bashkë me komisionarin evropian Johannes Hahn në Shkup do të zbresin edhe eurodeputetët Fleckenstein, Kukan dhe Vaigl./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori