Analistët politikë në emision “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kanë komentuar vizitën e emisarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit Richard Grenell.
Analistët kanë theksuar se Grenell është njëri nga ambasadorët më të fuqishëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se mesazhet e ambasadorit Grenell janë të qarta dhe së një farë forme janë presion për formimin e Qeverisë brenda afateve kushtetuese, transmeton Telegrafi.
“Natyrisht që SHBA-të janë të interesuar që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë dhe për këtë shkak është edhe vizita e menjëhershme e ambasadorit Grenell në Beograd. Në mënyrë që edhe atje të dërgojë porositë që janë direkt nga presidenti Donald Trump dhe të tregojë qëndrimin e Kosovës karshi Serbisë. Për shkak se çështja themelore që u diskutu ishte nisja e dialogut e cila është e ndërlidhur me heqjen e taksës atë që e dimë se Serbia ka vendosur si kusht. Dëgjova sot se para se Grenell të vizitojë Beogradin, ministri e jashtëm serb, Ivica Daqic i cili tha se ne do ta ndalim fushatën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën kur të hiqet taksa. Më tingëllojë absurde pasi që taksa është vendosur pikërisht për shkak të fushatës së Serbisë. Po bëhet një lojë në qark mes Kosovës dhe Serbisë, se kush do ta bëjë hapin e parë për nisjen e dialogut”, ka thënë ai në Debat Plus.
Në anën tjetër, analisti Astrit Gashi tha se vizita e Grenell nuk do të ndikojë në arritjen e koalicionit LVV-LDK.
“Nuk mendoj që koalicioni do të bëhet si rrjedhojë e vizitës së ambasadorit Grenell. Në fakt vizita e Grenell më shumë jep problem për ndërtimin e koalicionit sesa shans për ndërtimin e tij. Nëse i shikojmë hapat që janë bërë javëve të fundit dhe çfarë ka bërë Grenell sot në Kosovë ndoshta më shumë me LDK-në se sa me LVV-në është përcaktimi i një dinamike të qartë 20 pikëshe të marrëveshjeve dhe formave të bisedimeve me Serbinë, që do të përfundonin dikur me një marrëveshje mes dy shteteve. Besoj që një agjendë të tillë Grenell ia ka propozuar Albin Kurtit edhe në Berlin në takimin e më hershëm. Kjo e bjen para një vështirësie Qeverinë e re e cila do të udhëhiqej nga LVV në këtë rast. Sepse nëse kjo Qeveri shkon sipas dinamikës që e ka përcaktuar Grenell, në emër të presidentit Trump, sepse ky nuk duket politkan i butë, por detyron me thanë po. Moti s’ka pasë një ambasador të tillë. Është politikan i vështirë, insistues në realizimin e qëllimeve. Thaçi është i pakapërcyeshëm si udhëheqës me bisedimet Kosovë-Serbi, sipas agjendës së Grenellit”, është shprehur Gashi.
Kurse, analisti Armend Muja ka thënë se vizita e Grenell në Kosovë simbolizon një rikthim të fuqishëm të SHBA-së në Ballkan.
‘Vizita e Grenellit simbolizon një rikthim të fuqishëm të SHBA-së në Ballkan, diçka që më herët nuk është parë me kaq potencë, e dyta është sepse e krijon një mekanizëm alternativë të dialogut. Ideja e vizitës së tij ka qenë pikërisht me përcjellë mesazhin për krjimin e qeverisë. Ai i sheh tre akterë për arritjen e marrëveshjes, i pari është presidenti Thaçi, pastaj zotëri Kurti dhe zotëri Mustafa. Në këtë mënyrë Grenell e sheh arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, qoftë pjesë pjesë apo përfundimtare. Ai e përmendi edhe kohën se marrëveshja duhet të arrihet shpejtë sepse nuk ka kohë, edhe unë mendoj që koha është e rëndësishme. Grenell është një ambasador shumë i fuqishëm. Me gjasë tema e ndarjes ka përfundu, ky do te insistojë te demarkimi dhe jo shkëmbimi i territoreve”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame