I internuar pas Përl Harbërit, fotografi japonez Yasuhiro Ishimoto (1921–2012) zhvilloi stilin e tij të veçantë në rrugët e Çikagos – përpara se ta kthente atë përvojë në vendin e tij të origjinës.
Nga: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Çikago, borë dhe derë, 1951
I lindur në San Francisko në vitin 1921, nga prindër emigrantë japonezë, Yasuhiro Ishimoto u rrit në ishullin Shikoku në Japoni, ku, në rrethana normale, do të merrte përsipër fermën familjare. Por, në vend të kësaj, ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të fotografisë amerikane dhe japoneze të viteve 1950-‘60, edhe pse puna e tij nuk është gjerësisht e njohur. Ekspozita me fotografi të tij, Linjat dhe trupat [Lines and Bodies], është hapur në galerinë “Le Bal” në Paris.
Çikago, plazhi, 1948-‘52
Në vitin 1939 – në moshën 18 vjeç dhe me pasaportë amerikane – Ishimoto u dërgua në Kaliforni për të studiuar. Pas sulmit në Përl Harbër, ai u internua në kampin Amaçe në Kolorado, ku zbuloi fotografinë së bashku me disa prej të burgosurve të tjerë. Pas lirimit, ai u transferua në Çikago dhe iu bashkua Institutit të Dizajnit. Kjo përvojë zhvilloi më tej ndjeshmërinë e tij vizuale: dëshirën për të eksperimentuar, për të gjetur bukurinë në subjektet e përditshme dhe për të kërkuar një poezi të modernitetit.
Çikago, të vegjlit, 1948-‘52
Në Institutin e Dizajnit, Ishimoto kishte si mentor Harry Callahanin, një fotograf autodidakt. Callahani ia nguliti studentit të tij përkushtimin rigoroz për cilësinë e punës në dhomën e errët. Gjithashtu, në Çikago, mori formë gjuha unike vizuale e Ishimotos. Ushtrimet karakteristike të Callahanit, siç është Problemi i Qiellit (prodhimi i negativit ku qielli zë të paktën 80 për qind të imazhit), u bënë shpejt bazë për punën e tij personale.
Çikago, nata e shtrigave, 1948-‘52
Shpesh, subjektet enigmatike të Ishimotos mbeten pa kontekst, kështu që vëmendja e shikuesit fokusohet kryesisht në kompozimin e imazhit. Fotografitë e tij janë strukturuar nga një kontrast i theksuar midis dritës dhe hijes, të zezës dhe të bardhës, turbullirës dhe qartësisë. Ishimoto fotografonte popullata të margjinalizuara, veçanërisht komunitetin afro-amerikan, siç shihet në këtë imazh të një konkursi të kostumeve për Natën e Shtrigave në një lagje të pjesës jugore.
Tokio, të vegjlit, 1953-‘57
Ishimoto u kthye në Japoni në vitin 1953, pas diplomimit. Në fotografitë e tij të rrugëve të Tokios së pasluftës, mund të shihet i njëjti perceptim gjeometrik i hapësirës që gjendet edhe në imazhet e Çikagos. Megjithatë, duke ardhur si një japonezo-amerikan i ri, që fliste një japonishte të çalë, shprehja e tij fotografike ishte aq e ndryshme nga qasja “realiste” e fotografisë në Japoni, saqë u konsiderua e ftohtë dhe formale.
Qyteti i Tokios, 1953-‘58
Ishimoto u takua me kritikun e artit Shūzō Takiguchi, i cili organizoi ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë “Takemiya” në Tokio, në vitin 1954. Suksesi i kësaj ekspozite ndihmoi në njohjen e emrit të Ishimotos në skenën e artit japonez. Ai gjithashtu solli në Japoni filozofinë dhe metodat mësimore të Institutit të Dizajnit – në institucionet si Shkolla e Dizajnit Kuvasav që synonte të bëhej Bauhausi i Japonisë.
Çikago, qyteti, c. 1960
Në vitin 1958, pas pesë vjetëve në Japoni, Ishimoto u rikthye në “qytetin e tij të lindjes”, në Çikago. Ashtu si Robert Franku në librin Amerikanët [The Americans], ai e vëzhgonte shoqërinë me një sy kritik. Përvoja e tij personale si një “i huaj” e shtyu të reflektonte mbi diskriminimin social dhe racor.
Çikago, qyteti, 1948-‘52
Në këtë foto, cilësia dramatike e dritës e shndërron rrugën në një skenë, ku këmbësorët lëvizin vazhdimisht nga errësira në dritë.
Vila Perandorake Kacura, Pallati i Ri dhe oborri, 1954
Kur Ishimoto u kthye në Japoni, ai fotografoi Vilën Perandorake Kacura në Kioto. Atje, duke përdorur kamerën e tij “Linhof” me format të madh, u përqendrua në detajet e shtëpisë së çajit dhe dhomave të studimit, kopshtit dhe gurëve të shkallëve.
Vila Perandorake Kacura, 1954
Vizioni i Ishimotos, i trashëguar nga Bauhausi, përfaqësonte pastërtinë e linjës. Elementët e fragmentuar dhe të kornizuar ngushtë përcjellin ndjesinë e arkitekturës së Kacurës si një kompozim i moduleve dhe njësive me përmasa njerëzore, që kujton arkitekturën moderniste. Kjo njohje e Kacurës si një subjekt modern, u dha arkitektëve dhe artistëve japonezë mënyra krejtësisht të reja për të parë traditat japoneze.
Tokio, qyteti, 1963-‘70
Kur Ishimoto u vendos në Japoni në vitin 1961, vendi po përjetonte një rritje të shpejtë ekonomike. Olimpiada u mbajt në Tokio në vitin 1964, ndërsa në vitin 1970 Ekspozita Botërore u zhvillua në Osaka. Nga ana tjetër, protestat dhe trazirat kundër Traktatit të Sigurisë ShBA-Japoni përfshinë vendin, ndërkohë që rritja e shpejtë e Tokios shkaktoi probleme të tjera: njerëz në një hapësirë urbane të dendur dhe kaotike, rrugë të mbushura me reklama, hije të errëta shqetësuese të hedhura mbi muret dhe rrugët e qytetit.
Gjurmë bore, 1994
Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve ’80 të shekullit XX, Ishimoto nisi të bënte serinë Toki (Moment, 1980–2000). Këto fotografi, të cilat ai i quajti ucuroi (që do të thotë “kalim” ose “tranzicion”) gjatë procesit të fotografimit, përqendrohen te subjekte si gjethet e rëna dhe kanaçet e zbrazura e të shtypura në asfalt, bora që grumbullohet dhe shkrihet, si dhe turmat urbane (shpesh pa përdorur kuadrin për shikim në kamerë). Në fund të karrierës së tij, këndvështrimi i Ishimotos për një botë të përkohshme përfshinte gjendjen ku gjithçka është në një ndryshim të vazhdueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze