Uellsi arriti të shënojë një gol në gjysmën e parë të takimit kundër Turqisë në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të ‘Euro 2020’.

Protagonist në 45 minutat e para ishte mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, i cili u gjet tri herë i vetëm përballë portierit Ugurcan Cakir.


Herën e parë goditjen e tij e ndali gardiani turk, herën e dytë goditi mbi portë, ndërsa herën e tretë e futi topin në rrjetë.

https://twitter.com/RowZMedia/status/1405204792230789129

Porse arkitekt i golit të epërsisë ishte Gareth Bale, i cili dhuroi një asistim të jashtëzakonshëm drejt bashkëlojtarit të tij.

Anësori ndodhej pranë mesit të fushës, vërejti pozicionim e Ramseyt, goditi me të majtën dhe harkimi i tij arriti në gjoksin e mesfushorit, i cili e ndali dhe kësaj radhe ishte i saktë. /Telegrafi/