LAJMI I FUNDIT:

Vizat mund të hiqen në fundvit

Vizat mund të hiqen në fundvit

Ministri Bekim Çollaku ka thënë për “Zërin” se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do t’i hapte rrugë vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave. Sipas tij, në skenarin më pozitiv një vendim i tillë mund të merret në fund të këtij viti.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovë mund të ndodhë gjatë këtij viti, por ka theksuar nevojën e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi si kriter i fundit që ka mbetur për t’u përmbushur.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se pas vendimit të favorshëm të Komitetit për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, që ndodhi të hënën, Kosova duhet ta ratifikojë Marrëveshjen për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që t’i hapë rrugë Parlamentit Evropian dhe më pas Këshillit të Bashkimit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Çollaku ka thënë se liderët politikë duhet t’i përfundojnë polemikat dhe nëse me Marrëveshjen për Demarkacionin nuk humbim territor, atëherë, sipas tij, duhet të bëhet sa më parë ratifikimi. Por i pari i Ministrisë së Integrimeve ka thënë se nëse Kosova është e sigurt se po humb territor me këtë marrëveshje, atëherë ajo nuk duhet të ratifikohet edhe nëse Kosova mbetet e izoluar edhe më tej. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori