Mungesa e stafit akademik, mungesa e literaturës por edhe e infrastrukturës, janë sfidat që e përcollën Universitetin e Prishtinës gjatë vitit 2018.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, në një intervistë për KosovaPress, thotë se sfidat e UP-së për të, u kthyen në synime, megjithatë, ai pranon që sfidat e vitit 2018 ishin ato të mëparshmet.
“Sfidat edhe ashtu mbesin ato të vjetrat, mungesa e stafit akademik, edhe pse këtë vit e kemi rritur stafin akademik me 57 pjesëtarë të stafit akademik të ri që për herë të parë janë zgjedhur asistentë ose profesorë, pastaj, mungesa e infrastrukturës, objekte të reja, gjithmonë është sfidë literatura, edhe pse për të gjitha këto kemi gjetur zgjidhje, çdo njëra është procesuar”, thotë Dema.
Pikërisht mungesën e literaturës, Dema e konsideron një ndër sfidat më të mëdha të UP-së. Në mungesë të teksteve të përkthyera në gjuhën shqipe, në plot raste studentët po vazhdojnë të mësojnë përmes materialeve të quajtura skripte.
Por Dema thotë se përveç mungesës së literaturës, ata e kanë problem edhe t’i bindin studentët që të mësojnë për dije e të lexojnë më shumë.
“Jemi shumë të interesuar që t’i motivojmë dhe të kërkojmë nga studentët që të përdorin më shumë gjuhë të huaja sepse po jetojmë në një botë shumë dinamike dhe me gjuhën shqipe është e vështirë të shkohet shumë larg. Prandaj, ky do të jetë synimi ynë e synimi tjetër është që të përkthejmë sa më shumë literaturë bashkëkohore… Problem prapë mbetet se si t’i bindim studentët që ta përdorin literaturën. Kjo është problem shumë i madh sepse neve studentët na vijnë prej shkollave fillore dhe të mesme ku më tepër mësohet për një notë ”, thotë Dema.
Sfidë për UP-në vazhdojnë të jenë edhe rastet e ngacmimeve seksuale në këtë institucion, ku vetëm gjatë vitit 2018, u raportuan disa raste, e madje, studentë e anëtarë të shoqërisë civile protestuan para rektoratit.
Pavarësisht kësaj, nuk u shkarkua ndonjë profesor që ishte i përfshirë në këto raste, por u shkarkua prorektorja Teuta Krasniqi-Pustina, për shkak të deklaratave të saj që u cilësuan seksiste.
Për këtë çështje, Dema thotë se ka formuar një komision me ekspertë, me qëllim të hartimit të një dokumenti, përmes të cilit UP synon ta luftojë dhe minimizojë këtë dukuri.
E pavarësisht sfidave, Dema thotë se UP korri edhe disa suksese gjatë vitit 2018.
“Pritjen time e kanë konsideruar si shumë ambicioze, por për më pak se dy vite Universiteti i Prishtinës është ngritur për më shumë se 1500 vende, pastaj unë as që e kam menduar që do të listohemi në bazën e të dhënave Scimago, e cila është një bazë e të dhënave shumë e fuqishme, ku jemi në pozitën e 713-të, që është një sukses mjaft i madh sepse asnjë universitet, asnjë akademi e shkencave, asnjë kolegj universitar, asnjë institut shkencor në të gjitha hapësirat shqiptare nuk është i listuar. Ne jemi të vetmit që kemi arritur të listohemi”, deklaron Dema.
Gjatë mandatit të rektorit Dema, Universitetit të Prishtinës i erdhi vendimi për humbjen e rastit ndaj Kishës ortodokse serbe, me ç’rast ajo tokë e kampusit u bë pjesë e Kishës, por Dema tregon se ata e kanë dërguar një lëndë në gjykatë dhe shprehet optimist se do ta fitojnë.
“Unë kam konsultuar ekspertët më të mirë që i kemi edhe brenda universitetit edhe jashtë, të cilët e kanë përgatitur lëndën dhe lënda është dërguar në gjykatë dhe po presim që të procedohet dhe besojmë që do ta fitojmë këtë kontest, por edhe nëse nuk e fitojmë, ne kurrë nuk do të ndalemi sepse kjo është pjesë e kampusit universitar, është në zemër të kampusit universitar”, deklaron Dema.
Për këtë vit, Dema tregon për disa projekte që do të marrin jetë në UP. Ai për KosovaPress ka treguar se në Fakultetin e Filologjisë kanë në plan të themelojnë edhe mediume.
“Pikërisht në gazetari kemi marrë hapa. Këshilli drejtues ka marrë vendim për themelimin e radios, do ta themelojmë edhe një portal, do të thotë Universiteti i Prishtinës është duke bërë progres”, deklaron Dema.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj