LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm URMV do të punësojë 300 ushtarë

Vitin e ardhshëm URMV do të punësojë 300 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misjalovski paralajmëroi sot se në vitin e ardhshëm Ushtria do të ketë ushtarë të ri profesional, si kuadër shtesë administrativ të nevojshëm për ministrinë.

Në konferencën e sotme për media, ai tha se buxhetimi i qëndrueshëm, modernizimi dhe investimi në burime njerëzore mbeten prioritete kryesore për ministrinë dhe armatën.

“Nga viti i ardhshëm do të fillojmë me pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë. Do tí publikojmë të gjitha informacionet e nevojshme dhe të interesuarit do të mund të aplikojnë. Me këtë shtojmë numrin e pjesëtarëve në Ushtri dhe përmirësojmë gatishmërinë luftarake. Po ashtu po vazhdojmë me pranimin e deri në 60 qytetarëve me fakultete civile dhe do të përfundojmë procedurën për pranimin e kadetëve. Përveç kësaj, ne do të punësojmë personel që është i nevojshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.


Ai po ashtu shtoi se, ministria ka ndarë rreth 14 milionë euro për pagesën e mjeteve që nuk janë paguar nga viti 2004, duke shtuar se, kjo është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë shmangen harxhimet për përmbarues dhe procedura gjyqësore.

“Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë, përkatësisht 32% janë të dedikuara për modernizimin dhe pajisjen e armatës. Në raport me vitin 2024, ai është rritur prej 18 milionë euro”, theksoi Vlado Misajllovski.

Misajllovski theksoi se, në pjesën e modernizimit hynë edhe pajisja e tetë helikopterëve, ndërkaq theksoi se, janë planifikuar edhe rekonstruimi i Shtëpisë së URMV-së në disa faza, si dhe kampet në Ohër dhe Dojran.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Lajme
Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut hap debatin: Hap i sinqertë apo manovër taktike?

Ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut hap debatin: Hap i sinqertë apo manovër taktike?

Politikë

"Nga vdekja e sigurt në vdekjen e ngadaltë", rrëfimi i sirianit: Nuk mund ta lë Kosovën, kam varrin e vëllait këtu

Lajme
Kalo në kategori