Vitia: Momentalisht kemi në stoqe rreth 50 mijë vaksina Pfizer, dhe 132 mijë doza nga AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur sot rreth numrit aktual të vaksinave që vendi ynë posedon për momentin.
Ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se edhe 420 mjekë dhe infermierë do t’u vijnë në ndihmë komunave për luftimin e COVID-19.
“Vdekjet në total kanë qenë 15.3 në mesatare, ndërsa përfshirë edhe atë të sotëm, 19… Numri i hospitalizimeve pritet të rritet në ditët e ardhshme. Qendrat rajonale kanë shtuar kapacitetet e veta, përveç Vushtrrisë që pritet të funksionalizohet edhe aty. Janë siguruar shumica e barnave dhe të gjitha masat e tjera të domosdoshme që i ka marrë stafi shëndetësor. Për t’iu ardhur në ndihmë në koordinim me MF, përveç 1116 personel shëndetësorë, janë edhe 420 mjekë dhe infermierë që do t’i vijnë në ndihmë komunave… Ne presim 500.000 vaksina Pfizer donacion nga SHBA, një pjesë e të cilit ka ardhur para disa ditësh 35.100, pjesa tjetër ka pasur disa vonesa, por me ardhjen e tyre që shpresojmë të jetë së shpejti, do të kemi doza të mjaftueshme edhe në stoqet ton”, tha Vitia.
Ai ka treguar për numrin aktual të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.
“38.610 vaksina Pfizer në stoqet e IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që e kalon mbi 10 mijë ose 15 mijë që janë në komuna përkatëse për dozën e dytë, kurse të AstraZeneca, në IKSHPK janë 132,438 vaksina, duke llogaritur edhe mbi 5 mijë vaksina nëpër komuna”, tha Vitia.
Ministri Vitia ndërkaq ka theksuar se në momentin që do të ketë më shumë vaksina do të punohet edhe vikendeve, duke shtuar kështu edhe mundësinë e shtimit të terminëve për qytetarët.
“Në momentin kur ne kemi më shumë vaksina, punojmë të shtunën, dhe në momentin që do të kemi më shumë vaksina, do të punohet edhe vikendeve dhe do të ketë ekipe mobile”, tha Vitia./KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi