Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, edhe pse nuk dha më shumë detaje.

Vitia po ashtu tha se shumë shpejt kjo do të sqarohet nga Prokuroria Speciale dhe nga ana e tij.


“Por tash nuk mund të ju tregoj njëherë, por shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga ana ime”, tha shkurt Vitia.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/