LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Kontingjenti tjetër i vaksinave pritet të arrijë në fund të këtij muaji, deri në fund të vitit do t’i kemi në dispozicion rreth 2 milionë

Vitia: Kontingjenti tjetër i vaksinave pritet të arrijë në fund të këtij muaji, deri në fund të vitit do t’i kemi në dispozicion rreth 2 milionë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se sot po nisim një proces të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve, procesin e vaksinimit masiv.

“Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike janë dhe mbeten prioritetet e Qeverisë. Për të parën është shume  rëndësishme dhe pa të parën nuk arrihet as e dyta, sot po fillojmë një proces thelbësor për të parën.

MSh në bashkëpunim me institucionet shëndetësore i ka bërë përgatitjet për realizimin e planit të veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën antiCOVID-19”, ka thënë Vitia.


Ministri ka thënë se ky moment shënon një kapërcim në luftën tonë me pandeminë.

Vitia më tej bëri të ditur se kontingjenti i parë i vaksinave nga marrëveshja me Pfizer pritet të arrijnë në fund të këtij muaji.

“Kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqe, deri në fund të muajit pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave që kemi siguruar nga kontrata me Pfizer. Përfshirë këtu edhe 40 mijë doza të tjera që pritet të arrijnë nga COVAX”, u shpreh Vitia.

Ministri theksoi se deri në fund të vitit ne do t’i kemi në dispozicion rreth 2 milionë vaksina.

“Ne kemi siguruar kontratë me kompaninë Pfizer për mbi 1.2 milion doza deri në fund të vitit dhe së bashku me dozat tjera që do të na vijnë nga COVAX dhe miqtë tanë atëherë deri në fund të vitit do ti kemi në dispozicion diku 2 milionë doza të vaksinave, nëse e bëjmë një llogaritje i bie që cdo muaj të vaksinojmë diku rreth 320 mijë qytetarë”, tha Vitia.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka shtuar 279 ekipe të vaksinimit në nivel vendi, dhe ka ngritur infrastrukturën e nevojshme.

“Sot me kënaqësi them se tani kemi kaluar shifrën prej 100 mijë të vaksinuar, dhe objektiv i ynë mbetet vaksinimi i 60% Aktualisht po vaksinohen personat mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike pa dallim moshe”, tha Vitia.

Ai shtoi se sigurimi i vaksinave dhe administrimi i tyre është përgjegjësi e jona. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për marrjen e vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori