Gjatë vitit 2018 arsimin në Kosovë e karakterizuan ngjarje të ndryshme. Literatura shkollore që po vlerësohet si sfidë tash e sa vite, gjatë këtij viti ka filluar të ndryshojë.
Madje, për herë të parë me literaturën e re shkollore, edhe mësimdhënësit do të pajisen me libra.
Në një intervistë për Kosovapress, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka treguar planet për vitin 2019, e njëherësh ka folur rreth projekteve që karakterizuan 2018-ën.
Lidhur me tekstet shkollore që pavarësisht gjuhës seksiste e raciste, kanë vazhduar të ribotohen, Bytyqi thotë se po punojnë që vitin e ardhshëm t’i përfundojnë tekstet e reja, për të cilat premton se do t’u kushtojnë vëmendje të shtuar që të mos ketë lëshime të tilla.
“Ia kemi dalë me sukses ta kemi edhe draft ligjin për tekstet e reja, kemi bërë edhe thirrje publike dhe tashmë janë dorëzuar dorëshkrimet për nivelin e parë pra për publikimin e parë dhe për publikimin e dytë që presim deri në fund të këtij muaji të dorëzohen dorëshkrimet e pjesës së dytë që do të jenë të kompletuara për të gjitha nivelet nga 0 deri në 12 dhe fillimi i vitit 2019 do të jetë pjesë e recensentëve që do të merren me shqyrtimin për vlefshmërinë dhe aprovimin e teksteve të reja dhe jemi të sigurtë që në vitin e ardhshëm, pra 2019/20 të kemi tekstet e reja që do të jenë në përputhje edhe me kurrikulat por edhe me standardet”, tregon Bytyqi për Kosovapress.
Për vitin e ardhshëm, kreu i arsimit ka njoftuar se buxheti i MAShT-it do të rritet për 19 përqind apo diku rreth 11 milionë euro. Megjithatë, Bytyqi thotë se arsimi ka nevojë për një buxhet më të madh.
Rreth një milionë euro nga buxheti, sipas zotimit të Bytyqit do të shkojnë për të mbështetur punën praktike në shkollat profesionale. Për vitin 2019, Bytyqi ka premtuar se 100 asistentë do të punësohen në shkolla fillore dhe të mesme për t’i ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta.
“Për vitin 2019 ne kemi futur 100 asistentë që do të jenë asistentë të rinj që do të punësohen pikërisht nëpër shkolla për kategoritë e nxënësve me nevoja të veçanta edhe mendoj që do të jetë një zbutje e mirë e kësaj situate. Nuk do të ndalemi vetëm me kaq, ne kemi arritur t’i kemi aktualisht 54 asistentë të diplomuar e certifikuar e që gjatë vitit 2019 do të certifikohet edhe pjesa tjetër”, njofton Bytyqi.
Përgjatë vitit 2018, Ministria e Arsimit mori dy vendime për të rritur buxhetin e bursave për studentët.
“Kemi pasur dy vendime të rëndësishme, vendimin për rritjen e bursave për studentët që studiojnë në universitetet publike në Kosovë, pra nga një vlerë 300 euro në 880 euro për një student, edhe po ashtu kemi bërë të njejtën gjë edhe për studentët që janë në doktoraturë në universitetet e njohura botërore, në 500 universitetet më të njohura, ku kemi bërë një rritje të bursës nga 2500 në 7500 euro për një doktoraturë”, tregon Bytyqi.
Po ashtu, gjatë këtij viti u bë një ndryshim në Departamentin e NARIC-ut, ku studentët e diplomuar jashtë vendit shpesh kanë pritur me vite të tëra për njohjen e një diplome. Me vendimin e ri, Bytyqi është zotuar se tash për t’u njohur diploma, studentët do të presin më së shumti 60 ditë.
Por ajo që nuk u realizua gjatë vitit 2018, është aplikimi i procesit mësimor gjithëditor, që u propozua nga vetë Bytyqi.
Kreu i arsimit thotë se pas një analize që kanë bërë, ka rezultuar se shumica e shkollave nuk i kanë kushtet e përshtatshme për këtë, kurse për t’i realizuar ato nevojiten qindra miliona euro.
“Është bërë një analizë se a kemi shkolla të cilat mund të fillojnë së paku si pilot projekt e pastaj të vazhdojmë gradualisht që ato shkolla që i plotësojnë kushtet, tutje do të vazhdojnë. Gjatë vitit shkollor 2018/19 nuk kemi pasur shumë gatishmëri në shkolla që të fillohet sepse kanë qenë të papërgatitura qoftë në pjesën jashtë kurrikulare por edhe me infrastrukturë përcjellëse. Tani ne kemi marrë zotim në planin e punës për vitin 2019 që pjesën jashtë kurrikulare ta ndërtojmë deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2019/20 dhe t’ua ofrojmë shkollave të cilat o plotësojnë kushtet, pra që kanë kapacitete për të filluar mësimin gjithëditor”, deklaron Bytyqi.
Lidhur me testin shtetëror të maturës gjatë së cilit çdo herë raportohet për shkelje, Bytyqi thotë se nuk është zgjidhje që të eliminohet. por duhet të menaxhohet më mirë.
Bytyqi tutje ka pranuar se një pjesë e universiteteve janë hapur pa analizë paraprake.
Për të evituar parregullsitë në universitete, Bytyqi ka thënë se kanë filluar me vendimin për caktimin e afatit se deri kur mund të regjistrohen studentët në kolegje private apo universitete publike.
“Në 2018-tën ne kemi marrë një vendim se deri në cilën datë mund të regjistrohen studentët në kolegje dhe nëpër institucione publike dhe cila do të jetë data e raportimit të këtyre regjistrimeve dhe po ashtu të respektohet numri i kufizuar nga Agjencia e Akreditimit”, thotë Bytyqi.
Për vitin 2019, Bytyi ka thënë se Agjencia e Akreditimit do ta zhvillojë kontrollin e cilësisë nëpër këto institucione. Sipas tij, këto vendime janë hapa të nevojshëm drejt ndryshimit të sistemit arsimor në Kosovë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje