LAJMI I FUNDIT:

Me vite të tëra jashtë funksionit, aeroplanët e Maqedonisë për shuarjen e zjarreve pritet të servisohen

Me vite të tëra jashtë funksionit, aeroplanët e Maqedonisë për shuarjen e zjarreve pritet të servisohen

Pas rreth tre vitesh jashtë funksionit, tre aeroplanët për shuarjen e zjarreve do të servisohen. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, nënshkroi marrëveshjen me kompaninë “ Titan”, përfaqësues të së cilës gjatë ditës së hënë pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut, për të dërguar aeroplanët për servisim në Valencia të Spanjës.

“Servisimi do të duhet të përfundojë në afat prej 60 ditësh, nga momenti kur do t’i marrin aeroplanët nga Maqedonia e Veriut. Pra ky është maksimumi i afatit sa do të zgjasë servisimi. Ne shpresojmë që para vitit të ri t’i kemi të kthyer në vend të gjithë aeroplanët. 25 milion denare për të tre aeroplanët – tha Bekim Maksuti- drejtor drejtorisë për Menaxhim me Kriza.


Maksuti thotë se aeroplanët nuk ishin servisuar deri tani për shkak se kompania kishte bërë ofertë për 40% më të lartë se mjetet financiare që drejtoria kishte në dispozicion si dhe, siç thotë, për shkak të vendimeve të gabuara të paraardhësve të tij. Për drejtimin e këtyre aeroplanëve drejtoria ka në dispozicion 5 pilotë.

“Fatkeqësisht njëri nga ata me të cilit është nënshkruar konratë para disa vitesh, vitin e ardhshëm pensionohet. Në këtë drejtim ne do jemi të hapur, pasi mendoj se ka nga ata të rinj që kanë një pjesë të certifikimeve, t’i marrim në drejtori dhe t’i dërgojmë në trajnime -deklaroi Bekim Maksuti- drejtor drejtorisë për Menaxhim me Kriza.

Mosfunksionimi i aeroplanëve vendit i ka kushtuar shtrenjtë, shumë zjarre që kapluan terrenet e ashpra në vend nuk mund të fikeshin nga toka. Gjatë verës vendi u përball me vatra të shumta zjarresh, ku zjarrfikësit nuk mund të kishin qasje dhe as ushtria nuk mund të bënte shumë. Në mungese të aeroplanëve tanë, mbetëm në mëshirë të vendeve fqinje. Fluturimi i një aeroplani për shuarjen e zjarrit kushton më së paku nga 2 mijë deri në 3 mijë euro./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori