Tri vite të qeverisjes të kryetarit të komunës në Gjilan, Alban Hyseni, po konsiderohen si të dështuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan.
Shefi i Grupit të këshilltarëve nga radhët e LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, në një prononcim për Telegrafin, në vend të projekteve zhvillimore dhe investimeve të premtuara, këto vite qeverisje lokale i përshkruan me një atmosferë dëshpërimi dhe mungesë progresi.
“Tri vite qeverisje nga LVV në dhe nga z.Hyseni në vend të projekteve zhvillimore, Gjilanit dhe qytetarëve të kësaj komune i kanë sjellë dëshpërim dhe depresion. Gjithë atë pak vullnet dhe takatë që e ka z.Hyseni e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë për mbrapshtë, për mundësi të keqpërdorimit, të korrupsionit dhe shkeljes së ligjeve (disa prej tyre)”, ka thënë ai.
Kritikat ndaj kryetarit kryetarit, Aliu i përqendron “tek keqpërdorimi i mjeteve financiare dhe shpërdorimi i buxhetit të komunës”.
Sipas tij, mjetet financiare të parapara për projekte zhvillimore janë devijuar për pagesa të kundërligjshme, dreka zyrtare dhe shpenzime të tjera.
“Mjetet financiare që do të duhej të përdoren për investime kapitale në përgjithësi dhe për projekte zhvillimore shumë të nevojshme, z.Hyseni po i shpenzon në pagesa të kundërligjshme për kontrata në vepër (një nga të gjeturat në raport të auditimit), për të cilat edhe do të duhej të ketë ngritje të aktakuzës, për dreka zyrtare dhe për shpenzime akomodimi, udhëtimi dhe mëditje”, tha Aliu për Telegrafin.
Gjithashtu, sipas tij, gjatë gjithë periudhës së pranverës dhe verës nuk është punuar në asnjë projekt të rëndësishëm, ndërkohë që tani, kur po afron dimri, Aliu thekson se janë nisur dy projekte rrugore.
“Gjatë gjithë stinës së pranverës dhe verës nuk është punuar në asnjë projekt, ndërsa tani kur dimri është n’derë ka filluar me dy projekte, d.m.th me dy rrugë, e që edhe këto dy projekte janë me shkelje ligjore duke shkelë planet rregulluese respektive si dhe duke devijuar nga projekti për të keqpërdorur mjete financiare,” u shpreh ai.
Aliu thekson se këto zhvillime kanë krijuar një ndjenjë frustrimi të thellë tek qytetarët e Gjilanit, të cilët, sipas tij, ndihen të braktisur dhe të dëshpëruar nga qeverisja aktuale.
“Ata thonë se kanë votuar për projekte dhe zhvillim, por kanë përfunduar me dëshpërim dhe mungesë perspektive”, ka theksuar Aliu.
Ai tutje thekson se është viti i tretë i qeverisjes aktuale lokale, si vit i humbur dhe i dëshpëruar.
“Pra, edhe viti i tretë është vit i humbur dhe i dështuar siç po del të jetë edhe mandati i humbur 4-vjeçar. Qytetarët kanë votuar për projekte, kanë gjetur depresion dhe dëshpërim, prandaj kështu është kur provohen gjërat symbyllur”, përfundon burimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dy përfaqësues nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

PDK në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për bllokim të qëllimshëm të buxhetit

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë