Hulumtimi i ri i shkencëtarëve nga Italia tregon se nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojë negativisht në ereksion, përcjell Prevention.
Në studim morën pjesë 143 meshkuj të cilët vuanin nga disfunksioni erektil, por jo në të njëjtën masë. Shkencëtarët i studiuan shprehitë e tyre të jetesës dhe i matën nivelet e vitaminës D në gjak.
Kur i analizuan rezultatet, ata erdhën në përfundim se 50% e pjesëmarrësve vuanin nga mungesa e vitaminës D. Sa më të ulëta që i kishin pjesëmarrësit nivelet e vitaminës D, aq më i madh ishte problemi me disfunksionin erektil.
Meshkujt me disfunksion erektil të rëndë kishin madje 24% më pak vitaminë D, në krahasim me meshkujt me formë të butë të disfunksionit erektil.
“Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D është thelbësore për mirëmbajtjen e një numri të proceseve trupore, ndërsa ky hulumtim e konfirmon këtë,” tha studiuesja kryesore, prof. Alessandra Barassi.
Vitamina D e përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut, dhe kështu ka një efekt pozitiv në funksionin erektil.
Ekspertët u rekomandojnë meshkujve që vuajnë nga mungesa e vitaminës D të fillojnë marrjen e suplementeve, por me konsultim paraprak me mjekun ose farmacistin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës