Vitamina C për të gjithë

A është e mundur që vitamina C të jetë ilaç për të gjitha sëmundjet? Jo, por merr pjesë në më shumë se 300 procese biologjike në organizëm, pra thjesht, vitamina C është supervitaminë!
Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është albuminë që thjesht mund ta quajmë ngjitës-përbërës të trupit. Për shembull, gjendet në lëkurë, tetivë, kërcë, eshtra, dhëmbë, sy dhe në muret e enëve të gjakut, transmeton Telegrafi.
Vitamina C është bashkëdyzim antioksid që lidh radikalet e lira dhe kështu mund të luajë rol në preventivën e sëmundjeve të rënda. Në mënyrë indirekte mbron vitaminën A dhe E, si edhe disa vitamina të grupit B, nga ndikimi i dëmshëm i oksidimit.
Vitamina C merr pjesë në metabolizmin e kolesterolit dhe në shndërrimin e kolesterolit në thartirë të vrerit dhe kështu zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Luan rol me rëndësi në bartjen e impulseve nervore dhe në masë të duhur ndikon në gjendjen tonë psikike.
Në organizëm zvogëlon rritjen e nivelit të hormoneve (kortikosteronit), që shkaton stresin dhe kështu marrja e rregullt e vitaminës C mund të mbrojë nga ndikimet e dëmshme të stresit. Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe interferonit.
Përdorimi:
– në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe këpurdhave
– influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
– në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
– ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,
– pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
– ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
– ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
– ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
– vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
– lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
– zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
– ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.
Dozimi i preferuar: mendimet janë të ndara
Nëse dëshirojmë që vitamina C të ndikojë si antioksidans, duhet që së paku të merren 150 mg në ditë, por duhet ta dimë edhe këtë se profesor Linus Pauling, nobelist dhe ithtar i bindur i vitaminës C, në ditë ka marrë 4.000 mg. dhe ka jetuar gati 95 vjet.
Është një mendim i përgjithshëm se tabletat kur nuk mund të zëvendësojnë në masë të duhur vitaminën C, që gjendet në pemë dhe në perime, në domate, në lakër etj. Ndërsa, prej tetorit në maj, kur ka më pak pemë dhe zarzavate, e në ato ku fitohen nuk kënaq, është e domosdoshme t’i plotësojmë me shtesat e ushqimit. Edhe pemët e importuara jugore kanë sasi shumë të vogël vitaminash, ngase paketohen derisa janë të papjekura.
“Vitamina C nuk guxon të mungojë në asnjë barnatore shtëpiake, sepse të gjithë anëtarët mund ta përdorin gjatë tërë vitit. Unë personalisht propozoj që vitamina C të merret në sasi të vogla, por mendoj se është e nevojshme që vitaminën C ta bartim në organizëm gjithnjë, sepse është pjesëmarrës i të gjitha proceseve biologjike. Si dozë preventive për pengimin e sëmundjeve, konsideroj dozën ideale 200- 500 mg në ditë.”
Kush ka nevojë për dozë më të madhe …
Në radhë të parë janë duhanxhinjtë, sportistët, të sëmurët, rekonvaleshentët, punëtorët me punë të rëndë fizike, si edhe ata që në vend të punës kanë strese.
Në familjet tona është treguar efikas në rastet e ftohjeve, dhembjeve të fytit apo kur jemi të lodhur kryesisht marrja 1.3 deri në 5 tableta C- 1000, dhe kështu me preventivën efikase arrijmë të pengojmë dhembjet inflamatore, d.m.th., i ikim shërimit me antibiotikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame