Qumështorja “Vita” përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që ka dorëzuar sot Lëvizja Vetëvendosje ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me tenderin e qumështit që ju shpërndahet fëmijëve në shkolla.
Në këtë kallëzim penal përmendet edhe qumështorja “Vita”, e cila ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj partie.
Sipas Vitas, tenderi të cilit i referohen zyrtarët e VV-së, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë e tyre.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendoske, sot dorëzuan në Prokurori kallëzimin penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme, ku sipas tyre Ahmeti ka keqpërdor 530 mijë € në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave I-V.
Për këtë ka reaguar edhe Shpend Ahmeti i cili ka thënë se nuk ka pasur asgjë të bëjë me keqpërdorim, dhe se kjo është luftë e VV-së ndaj tij.
Më poshtë reagimi i plotë i “Vita-s”:
“Qumështorja Vita”, njofton opinionin publik se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore kundër shpifjeve të bëra nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Jemi njoftuar nga mediat që emri i kompanisë sonë përmendet në një kallëzim penal me motive politike, të dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Kjo është bërë nga një zyrtar i kësaj partie i cili, sipas raportimeve të mediave, ka qenë i suspenduar nga pikërisht “Vetëvendosja” për abuzime në detyrë dhe keqpërdorime financiare.
Ne kërkojmë publikisht nga udhëheqësit e këtij subjekti politik që të mos keqpërdorim emrin tonë në betejat me kundërshtarë e tyre politik.
Tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e kësaj partie, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë tonë.
Ne kemi konkurruar me çmim jashtëzakonisht të lirë, në këtë aktivitet tenderues. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës është ndihmuar nga kompania “Qumështorja Vita”.
Jemi të gatshem ta ndihmojmë secilin autoritetet komunal, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik e udhëheqë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët