Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe MasterCard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi për shkak të agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.
Visa me anë të një deklarate tha se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi.
Shefi ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale, Alfred Kelly tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkon që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”, tha Kelly.
Po ashtu edhe MasterCard lëshoi një njoftim të ngjashëm, duke deklaruar se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti i saj.
Kompania shtoi se çdo kartelë e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionon në Rusi.
“Për më shumë se një javë, bota ka parë ngjarjet tronditëse dhe shkatërruese që rezultuan nga pushtimi rus i Ukrainës. Kolegët tanë, klientët tanë dhe partnerët tanë janë prekur në forma të ndryshme, që shumica prej nesh nuk mund ta imagjinonin”, thuhet në njoftim.
Qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje parë kompanive financiare që të pezullonin funksionimin e tyre në Rusi.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /Telegrafi/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës