LAJMI I FUNDIT:

Vilma Ruskovska nëpërmes një letre sqaron porosinë të cilën e ka dërguar deri tek gjyqtarët e Apelit

Vilma Ruskovska nëpërmes një letre sqaron porosinë të cilën e ka dërguar deri tek gjyqtarët e Apelit

Prokurorja nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska dërgoi një sqarim me shkrim për mesazhin e saj SMS i cili është bërë temë kryesore gjatë këtyre ditëve.

Ruskovska sot i dërgoi një letër deri tek Prokuroria Themelore Publike dhe Këshillit i Prokurorëve Publikë në lidhje me mesazhin SMS e cila bëri bujë të madhe në rrethe gjyqësore, ndërsa e cila ishte dërguar deti tek një nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që ta lëshojë në arrest shtëpiak ish-prokuroren speciale, Katica Janeva e dyshuar për rastin “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë besojnë se nuk janë kompetentë për të vlerësuar rastin me SMS porosinë kërcënuese që prokurorja Ruskovska i dërgoi Jani Niça, një prej gjyqtarëve që vendosi të lirojë ish-prokurorin speciale, Janevën nën arrest shtëpiak.


Mesazhi i Ruskovska se ajo do të hapte hetim financiar kundër gjyqtarëve që vendosën që Janeva të lëshohet në arrest shtëpiak, iu dërgua gjykatësit Jani Niça. Pasi gjyqtarët e bënë publik përmbajtjen, ata akuzuan Ruskovskën për ndërhyrje në punën e tyre, gjegjësisht bën presion dhe prish imazhin e gjyqtarëve.

Ruskovska: Hetim financiar për gjykatësit që lëshuan Janevën në paraburgim shtëpiak
Lexo po ashtu Ruskovska: Hetim financiar për gjykatësit që lëshuan Janevën në paraburgim shtëpiak

Më herët, Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, vlerësoi se SMS porosia e famshme të prokurores e cila e dërgoi deri tek një anëtarë i Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit në thelb është e qartë, pa dallim se në çfarë mënyre është shkruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori