Vedat Ejupi, është 28 vjeçari, i cili ditë më parë ka rënë në vrimëne ashensorit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Si pasojë e kësaj, Vedati ka të lënduar unazën e tretë të boshtit kurrizor, ka të thyer dorën, këmbën si dhe nofullën e gojës.
Ai tregoi për KosovaPress, se dera e hapur e ashensorit ka qenë shkas për të cilën ai është rrëzuar. Vedati tha se mjekët janë duke e dhënë maksimumin e tyre për trajtimin e tij, mirëpo, për shkak të plagëve të rënda as mjekët s’munden ta shërojnë ndryshe.
“Kam qenë t’u shkua me pa një kushëri temin edhe kam shkuar shkallëve përpjetë. Dera u kanë hapur edhe jam hi në korridor. Kam menduar që është lifti edhe dera e liftit u kanë poshtë hapur edhe jam hi menjëherë në lift. Thash të shkoj lartë edhe lifti nuk u kon duke punuar edhe kam ra në podrum poshtë. Falë Zotit që kam shpëtuar, fal Allahut që ishte një motër medicionale më ka dëgjua t’u bërtit. Dy zjarrfikës kanë hyrë poshtë e më kanë nxirr, se mos me kanë ata, unë sot bon vakia isha vdekur. Kam thyer dorën, këmbën e kam të thyer, nofullën e kom të thyer edhe e kam të shqyer veshin, unazën e tretë kam të kristë edhe krejt trupi llom mu ka bërë. Po, po super trajtimi është i duhur, po ma shumë s’kanë mundësi këta me më trajtuar ma mirë”, tha Ejupi.
Babai i viktimës, Nexhip Ejupi, tregoi për mënyrën e rrëzimit të djalit të tij Vedatit nga ashensori në Spitalin e Dermatologjisë në Prishtinë.
Ai tha se djali i tij, Vedati ka rënë nga ashensori prej 4-5metra lartësi, kjo pasi që dyert nuk kanë qenë të mbyllura dhe si pasojë lifti ka funksionuar në katet lartë.
Zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla pas rastit ka njoftuar për media se qytetari e ka hapur derën me dhunë, duke menduar që ajo funksionon.
“Lifti ka qenë jashtë funksionit dhe qytetari e ka hapur atë me dhunë për të shkuar në Qendrën e Palmologjisë. Pra, vizitori nuk ka ndjekur rrugët të cilat dërgojnë për në këtë qendër, por ka përdorur një lift që është jashtë funksionit dhe e ka hapur derën me zor dhe kur ka hyrë brenda, menjëherë ka rënë poshtë”, tha Qyqalla.
Në anën tjetër, babai i viktimës Nexhip Ejupi, ka fajësuar stafin e Klinikës së Pulmologjisë, duke thënë se kjo është një papërgjegjësi e tyre, sepse ata nuk kanë njoftuar që ashensori nuk është në funksion edhe në të njëjtën kohë dyert e tij kanë qenë të hapura.
Ai i ka demantuar deklaratat e zëdhënëses së këtij spitali, dukë thënë se është gënjeshtër,sepse djali i tij Vedati nuk e ka shtyre ashensorin me dhunë.
Sipas tij, edhe prokurori ka marr vetëm deklaratën e zëdhënëses dhe ka dal në terren për të vizituar vendin e ngjarjes dy ditë më vonë.
Pas asaj dite stafi i asaj klinike ka vënë një karrige dhe letër në derën e ashensorit, në të cilën shkruan se ashensori nuk funksionon. E më vonë edhe një dry, i cili ndalon hyrjen në atë lift.
Mirëpo, edhe pas insistimit të KosovaPress-it që të kontaktojë me Prokurorinë lidhur me këtë rast, kjo ishte e pamundur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë