Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për fundjavë moti do të jetë kryesisht i qetë dhe me intervale të gjata me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.


Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar).

Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë akcionin për korrje-shirje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.