Vijnë reagimet e para nga lojtarët e BNE pasi siguruan kalimin në 'Legends Stage'

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, zyrtarisht ‘Legends’ në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Bad News Eagles mposhtën MIBR, për të siguruar vendin në fazën tjetër në turneun Major të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Ndeshja përfundoj me rezultat të pergjitshëm 2:1 me mapa, në të mirë të ekipit shqiptar, pas kësaj fitore nuk munguan as reagimet e tyre në rrjetin social Twitter.
"Fituam kundër Mibr 2-1 dhe kaluam në skenën e legjendave. Jam shumë i lumtur me djemtë e mi. Unë e dua atë. Skena e legjendave wohoooo".
"Ne jemi legjenda"
"2-1 kundër mibr, dhe shkojmë në fazën e legjendave, lojë e mirë nga ata. Unë e dua këtë skuadër, ne e bëjmë të pamundurën, të mundur, shumë të lumtur woooooohooooo????????"
"Legjendaaaaaa, shumë i lumtur"
"Skena e legjendave ja ku po vijmë, ju thash se do të ishte një ditë e mirë, gg për ata luajtën shumë mirë, por ne ishim më të mirë sot, më shumë fat në të ardhmen djema, shumë dashuri për mbështetësit tanë shqiptar/brazilian dhe në mbarë botën. Shkojmë Bad News Eagles".
"Legjenda"
/Telegrafi/



















































