Ajo ka takuar dhe ia ka dorëzuar kredencialet presidentit Barack Obama, në zyrën e këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Çitaku ishte një nga shtatë emrat e propozuar për t’u emëruar ambasadore, por edhe propozimi i saj, sipas Puhie Demakut, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, ishte bërë jashtëligjshëm.


Tradita, sipas Demakut, nuk po prishet: propozimet dhe emërimet për stafin diplomatik po vazhdojnë të vijnë nga politika, që është kundërshtim me ligjin.

Në mesin e kandidatëve të intervistuar ishin edhe Bujar Bukoshi, për pozitën “Ambasador at large”, pozitë kjo që nuk parashihet me Ligjin për Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

KTV-ja ka kërkuar një përgjigje nga MPJ-ja për ecurinë e procesit të emërimit të ambasadorëve të rinj, por që si zakonisht, nuk kanë kthyer një përgjigje.