LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° partlycloudy_day

Vihet guri themeltar për godinën e re të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Vihet guri themeltar për godinën e re të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Punimet për ndërtimin e godinës së re të shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” kanë nisur. Autoritetet e nivelit lokal dhe ata qendror, me praninë e diplomatëve turq dhe mysafirëve të tjerë, kanë vënë gurin themeltar të këtij projekti.

Në kuadër të kësaj ceremonie, kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani ka shprehur mirënjohje për kryetarin Shaqir Totaj dhe ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka për kontributin e dhënë për realizimin e këtij projekti kapital.

“’Esnafi’, sikurse në të kaluarën, shpreson që edhe në godinën e re të shoqatës të bëj punë të mira me qëllim të zhvillimit ekonomik të qytetit”, ka thënë Xhejlani, raporton Telegrafi.


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se “Esnafi” është shoqatë që i jep vlerë të shtuar qytetit të Prizrenit.

“Ne si Komunë kemi qenë të përkushtuar që të japim kontributin tonë për zhvillimin e shoqatës. Kjo u bë e mundur në saje të bashkëpunimit me MZHR-në. Ky është edhe një tregues se bashkëpunimi sjellë projekte më të mira. Objekti i ri do të krijoj kushte më të mira për punë më të suksesshme të shoqatës ‘Esnaf’, duke dhënë një kontribut për zhvillimin e biznesve në Komunë e Prizrenit”, ka deklaruar Totaj, raporton Telegrafi.

Komuna e Prizrenit përzgjedh operatorin për ndërtimin e objektit të ri të shoqatës “Esnaf”, vlera 375 mijë euro
Lexo po ashtu Komuna e Prizrenit përzgjedh operatorin për ndërtimin e objektit të ri të shoqatës “Esnaf”, vlera 375 mijë euro

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka pohuar se godina e re do ti shërbej komunitetit të zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit.

“Sot është një ditë e veçantë, meqë nis ndërtimi i një qendre që do të sherbëj për nevojat e zejtarvë edhe biznesmenëve të Prizrenit, me qëllim që zhvillohet më tej ekonomia e Prizrenit”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët për këtë projekt nga Komuna e Prizrenit ishte shpallur oferta me vlerën financiare prej mbi 375 mijë eurove. /Telegrafi/