LAJMI I FUNDIT:

Vietnami me gjoba të rënda kundër kritikuesve të qeverisë

Vietnami me gjoba të rënda kundër kritikuesve të qeverisë

Vietnami do të ndajë gjoba në vlerë prej 100 milionë dong (ose 4740 dollarë) për këdo që kritikon qeverinë në rrjetet sociale, sipas një ligji të ri të publikuar këtë javë, i cili parasheh masa të reja ndëshkuese për ata që kanë mospajtime me sundimtarët komunistë të vendit.

Komentet ndaj të cilave shqiptohen gjobat janë ato që cilësohen si "propagandë kundër shtetit", ose përhapje e "ideologjisë reaksionare", thuhet sipas ligjit të nënshkruar nga Kryeministri vietnamez Nguyen Tan Dung.

Vietnami vazhdimisht është kritikuar për trajtimin e ashpër dhe dënimet e gjata me burg për të gjithë blogerët të cilët e kanë kritikuar regjimin shtetëror një-partiak. Numri i arrestimeve dhe dënimeve është rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit, raporton Reuters.

Dekreti i ri është shumë i mjegulltë për nga përmbajtja, pasi që nuk e specifikon qartë se çfarë komente përbëjnë një vepër penale, dhe janë të dënueshme me burg, apo se cilat janë "shkelje administrative", për të cilat duhet paguar gjobë.


Depërtimi i internetit në vendin me popullsinë prej 90 milionë banorësh është në rritje e sipër, ndërsa 20 milionë prej tyre llogaritet se kanë llogari në rrjetin social Facebook, thuhet sipas një raporti të publikuar nga Ho Chi Minh City gjatë muajit shtator. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
A njofton Instagrami përdoruesit kur bëni 'screenshot' ndonjë 'story' apo postim?

A njofton Instagrami përdoruesit kur bëni 'screenshot' ndonjë 'story' apo postim?

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori