Është grabitur bastorja sportive "Sport Life" në Shkup në rrugën "Tale Hristov", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të deri tanishme një person i panjohur me armë zjarri, ka kërcënuar punëtorin dhe i ka marrë një shumë parash deri tani të pavërtetuara.


Pasi ka marrë paratë, personi është larguar në drejtim të panjohur./Telegrafi/