LAJMI I FUNDIT:

Vidhen dy depo me bateri në Klinë

Vidhen dy depo me bateri në Klinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte kryer vjedhjen e disa baterive të kamionëve, në dy depo të ndryshme.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:50 në fshatin Gllarevë, Klinë.

Siç thuhet në njoftim, bateritë e vjedhura nuk janë gjetur.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vjedhjen e disa baterive të kamionëve, në dy depo të ndryshme. Bateritë e vjedhura nuk janë gjetur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/