Nata e mbrëmshme ka qenë e kobshme për marketing ''Angromarket'' në Kumanovë pasi vjedhësit kanë arritur të vjedhin sasi të mëdha cigaresh dhe mbi 700 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Kumanovë thonë se grabitjen e kanë kryer dy persona të panjohur për policinë.


Objekti nuk ka qenë i pajisur me kamera dhe për këtë është më rëndë që të gjenden grabitësit e 15 paketave të cigareve dhe të 700.000 denarë.

Policia deri tani ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes dhe deri më tani nuk ka ndonjë emër i posaçëm që akuzohet për këtë vjedhje./Telegrafi/