LAJMI I FUNDIT:

Videoja e frikshme tregon zemërimin e gruas – ajo me kazmë thyen dritaret e shtëpisë së fqinjit në Los Angeles

Videoja e frikshme tregon zemërimin e gruas – ajo me kazmë thyen dritaret e shtëpisë së fqinjit në Los Angeles

Videoja e tmerrshme e kamerës së sigurisë kapi momentin kur një grua përdori një kazmë për të thyer disa dritare të një shtëpie në Kaliforni – ku një gjyshe po kujdesej për një të porsalindur vetëm disa centimetra larg.

Gruaja, e veshur me një fustan të gjatë dhe duke përdorur mjetin, shihet duke marshuar drejt shtëpisë në Asbury Drive në Pasadena të hënën dhe duke thyer një dritare në një sulm të paprovokuar.

Gjyshja e tmerruar “gjer në palcë” dëgjohet duke bërtitur, raporton nypost.


Sulmuesja më pas largohet me kazmën e vendosur mbi supe dhe bërtet, “Pyetje? Pyetje? Do të kthehem! Dil jashtë!”

Më pas ajo kthehet dhe bënë disa goditje të tjera që thyejnë më shumë dritare.

Gjyshja arriti ta largonte fëmijën nga dritarja e parë e goditur në kohën e duhur, tha pronari i shtëpisë, Arman Tchoukadarian.

Policia e kapi gruan – e identifikuar si 65-vjeçarja Beverly Baker – në shtëpinë e saj aty pranë në rrugën Casa Grande, ku ajo refuzoi të dorëzohej për rreth 30 minuta përpara se të arrestohej me akuzën e vandalizmit.

Policia tha se ajo mund të vuante nga një sëmundje mendore, por kjo nuk është konfirmuar.

Tchoukadarian tha se familja nuk e di se kush është gruaja, përveç se ajo jeton aty pranë. Ai e vlerësoi dëmin rreth 20 mijë dollarë.

Statistikat e fundit të krimit tregojnë se disa qytete të mëdha amerikane, përfshirë Los Angelesin, janë në rrugën e duhur për të kapërcyer normat tashmë tronditëse të krimit të dhunshëm të vitit të kaluar. Gjatë vitit të kaluar, numri i vrasjeve në qytet është rritur me 7 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Kalo në kategori