Video e rrallë: Tito tregon sekretin më të madh (Video)

Asokohe ishte i sëmurë dhe në mënyrë specifike u ankua se i dhembnin këmbët dhe ec me ndihmën e shkopit.
Në një moment gjatë intervistës arrijnë shërbyesit dhe Tito u nis për pijen e tij të preferuar.
Atëherë bashkëshortja e tij, Jovanka i drejtohet me fjalët: “djali im prit ta sjellë shkopin”. Ndërsa, Tito si në shaka, i thotë se ai mundet të pijë uiski edhe pa shkop.
Tito pothuajse asnjëherë nuk foli për shëndetin e tij ndërsa historinë mjekësore e kishin klasifikuar si sekreti i madh shtetëror, por çfarë tha mareshali me këtë rast ne Pallatin e Bardhë.
“Pikërisht me 1 maj mori mot i lig me shi, kurse mua më kapi keq sëmundja. Jam dërmuar, mendova se nuk do të mund të jem në paradë”, dëgjohet tek thotë Tito, duke treguar se si ka qëndruar i shtrirë në shtrat.

















































