LAJMI I FUNDIT:

Video e re nga grabitja në Rinas, makina e autorëve me super-shpejtësi në rrugë, askush s’e ndaloi (Video)

Video e re nga grabitja në Rinas, makina e autorëve me super-shpejtësi në rrugë, askush s’e ndaloi (Video)

Një video e re e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit është publikuar nga Report Tv, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë e ku u vodhën rreth 1 milionë euro.

Në këto pamje të regjistruara nga një biznes 3 km në veriperëndim të aeroportit, duket makina vishnje e përdorur nga grabitësit teksa vjen nga një rrugë e fshatit Fushë-Prezë dhe futet në rrugën e Rinasit.

Shpejtësia e mjetit duket se është relativisht e lartë për kategorinë e rrugës ku ai është duke lëvizur. Edhe futja e tij në rrugën drejt Rinasit, bëhet në mënyrë të shpejtë.


Pak minuta pasi vetura doli nga kjo rrugë, ndodhi grabitja në aeroportin e Rinasit, ku u morën afërsisht 1 milion euro. Pasi është kryer grabitja brenda aeroportit, vetura e autorëve futet sërish në rrugën në të cilën kishte dalë 10 minuta më parë.

Vetura ka marrë në të majtë, në drejtim të fshatit Fushë-Prezë, në një rrugë të shtruar me asfalt. Pasi ka ecur rreth 600 metra, mjeti është futur sërish majtas në një rrugë të me çakull, ku edhe është djegur. Në këtë kohë aty ka qenë duke pritur një furgon Mercedez-Benz, që është përdorur në fazën e dytë të grabitjes. Me të personat janë larguar duke ndjekur një rrugë në drejtim të fshatit Fushë-Prezë për të dalë në fshatin Gjeç-Fushë në drejtim të fshatit Bërxull.

Grabitësit dyshohet se kanë përdorur kryqëzimin e rrugës së Rinasit me atë Bërxull-Laknas. Pikërisht në këtë zonë nuk ka më informacion se çfarë drejtimi ka mbajtur automjeti. Hetuesit dyshojnë se itinerari i përdorur nga grabitësit ka qenë përafërsisht i njëjtë dhe i paracaktuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori