Fillimi i parë i Lionel Messit në Paris Saint-Germain përfundoi me një barazim 1-1 me Club Brugge, me pamjet që dëshmuan se ai ishte ‘i lënë vetëm’  nga shokët e tij të skuadrës.

PSG nuk arriti të marrë me shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Club Brugge në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.


Kjo ndeshje ishte e para për Messin te klubi parisien në Ligën e Kampionëve dhe pritej një fitore e lehtë e tyre ndaj belgëve.

Megjithatë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk mundi ta çojë PSG-në drejt fitores në ndeshjen e parë të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

messi psg

Ai pati një natë të qetë sipas standardeve të tij të larta dhe disa mendojnë se ata kanë përcaktuar saktësisht pse kjo ndodhi.

Një faqe me emrin “MessiMX30i” ka ndarë pamjet e Messit duke u përpjekur të thyejë prapavijën e fortë të Club Brugge, por asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk e ndihmoi.

Messi përpiqet të driblojë rrugën e tij teksa yjet e tjerë të PSG-së vetëm qëndrojnë dhe e shikojnë atë, duke mos lëvizur fare për të kërkuar topin.

Kjo e detyroi Messin të ndalonte sulmet dhe të bënte një pasim pas.

messi psg 2

Kjo situatë dukej e ngjashme me kohën e Messit në Barcelonë kur ai u bë porta e vetme sulmuese e klubit nga Camp Nou.

Tifozët tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe mendojnë se PSG mund të jetë skuadra e gabuar për Messin, pavarësisht se ka kaluar vetëm një muaj që kur ai u bashkua. /Telegrafi/

telegrafi sport app