I njohur më së miri me emrin artistik, The Victor, artisti i ri së fundmi erdhi me një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur, Tunën që po mirëpritet dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 1.5 milion klikime në YouTube.
Ai vjen nga Prishtina dhe është kantautori gjeneratës së ardhshme të muzikës që krahas tregut vendore ka synim edhe për atë botëror.
Në një intervistë për Telegrafi, The Victor ka treguar si nisi gjithçka, për muzikën, planet dhe projekte e së ardhmes.
Si nisi rrugëtimi juaj në muzikë?
Unë muzikën e kam pasion qysh si fëmijë. Kom kënduar momentin e parë që më është dhënë mundësia me qenë në qetësinë time si në një gjiro me makinë, apo bashkë me prindërit… Kam demon time të parë qysh në moshën 5 – vjeçare. Gjate viteve shkolla më distancoj nga përkushtimi po kurrë nuk ma ndali dashurinë për muzikë. Pastaj gjatë kohës së pandemisë pata kohë të mjaftueshme që të fokusohem në krijime të mia personale dhe që atëherë nuk jam ndal dhe nuk do ndalem kurrë.
Krahas muzikës me çfarë merreni tjetër?
Unë në moshën 18 vjeç kam filluar studimet e mia për “Entrepreneurship & Marketing” në një ndër universitetet më të mëdha të biznesit në botë. Ku me pas u transferova në Londër dhe vazhdova edhe për 3 vite të tjera. Gjithashtu kam filluar edhe degën për “Politics & Economics” në LSE po për shkak të pandemisë rrugëtimi im jetësor ndërroj kahje dhe pata mjaftueshëm kohë të reflektoj dhe të zgjedh profesionin e zemrës që është muzika.
Përveç si artist jeni edhe tekst shkrues, a shkruani edhe për artist të tjerë apo vetëm tekstet e juaja?
Unë krijimet e mia i kam vetëm për vete për momentin. Për arsye që një tekst sipas mendimit tim mund të interpretohet më së miri nga vete krijuesi dhe askush tjetër. Për atë arsye edhe jam dedikuar në të gjitha projektet e mia anglisht që ato të kenë frymën time. Jam shumë i hapur të punoj dhe bashkëpunoj me shumë artistë dhe talent shqiptar ku për fat të keq nuk kom has në mikpritje për arsye të tyre personale të cilat nuk i di.
Nga e merr inspirimin për tekste?
Me thënë të drejtën inspirim e marrë edhe nga një fëmije me ndonjë ide të tij të çuditshme të cilën truri im automatikisht e shtjellon dhe kanalizon në diçka experimentale. Inspirim marrë nga histori të ndryshme që dëgjoj, përjetime të njerëzve të ndryshëm ose nga një film…. Inspirimi sipas mendimit tim është moment i parikrijushem dy herë dhe kurrë nuk mund ta dime se si një gjë shumë e vogël mundet me të frymëzuar me kriju diçka shume të bukur.
Cilin artist shqiptar ose të huaj e keni të preferuar që do ta veçoje për stilin e muzikës?
Shija ime është shumë e përzier sa i përket muzikës. Për atë arsye projektet e “The Victor” gjithmonë do jenë surpriza. Duke patur parasysh se sa shumë përziej zhanre në këngët e mia dhe sa shpesh ndodhë kjo e kam te pamundur me cek një artist të vetëm. Ka shumë artistë të mirë edhe shqiptar edhe ndërkombëtar por nuk mundem me thënë se një artist specifik ka shumë influencë mbi zgjedhjet e mia përpos qe anoj të shija ndërkombëtare më shumë se ajo vendore.
Si erdhi deri tek bashkëpunimin me Tunën?
Në fakt ideja ka qenë e Tunës për bashkëpunim, pasi qe kemi shoqëri të përbashkët. Duke e ditur bagazhin e saj artistik dhe se sa eksperimentale është në projektet e saj nuk e kom dyshuar në rezultatet e projektit!
Sa jeni të kënaqur me suksesin e këtij bashkëpunimi?
Jam shumë i lumtur me komplet “feedback” që e kam marrë unë si artist i ri. Ku kom marrë komplimente nga më të shumtat. Projekti ka ecur shumë mirë në të gjitha platformat dhe vlen të ceket se ka arrit suksesin në mënyrë organike dhe jo me blerje të klikimeve qysh edhe po e shohim çdo ditë si fenomen në tregun tonë lokal.
A do të jeni të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore gjatë sezonit verore?
“The Victor” është duke punuar konstant në projekte të reja në gjuhën shqipe si dhe atë angleze. Ka bashkëpunime të reja të cilat pritet të ndodhin. Data ka me pas edhe këtë vere po përgatitjet janë shumë të mëdha edhe për vitin që vjen.
Si e sheh muzikën në vendin tone dhe cilat kane synimet tuaja në këtë aspekt?
Muzika tek ne është shumë e larmishme por jo në kuptimin e mirë të fjalës! Për arsye që tash ka mundësinë çdo i dyti ta shpreh veten! Jo gjithmonë kanë kapacitet financiar dhe shije të duhur! Nuk kemi mase të edukuar për muzike të mirëfilltë dhe shpesh vlerësohen antivlerat me shumë se vlerat! Ka shume manipulime dhe njerëz të cilët punojnë ditë e natë për “arritjet” e tyre të blera pa kurrfarë sensi! Për të gjithë koleget vlen kjo që duhet ta shijojmë muzikën se është qejf, nuk është luftë për ekzistencë të paktën jo për mu!
Planet për ndonjë projekt te ri, çka mund të presim nga ju?
Ka shumë plane ka shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime edhe në tregun shqiptar po edhe atë ndërkombëtar. Po për momentin nuk mund të jap emra ose data për arsye të detajeve të cilat po konkretizohen dhe do vine si projekte befasi.
Faleminderit për intervistën, për fund cili do të ishte mesazhi juaj për fansat e tu dhe lexuesit e Telegrafit?
Shpresoj dhe i lutem të gjithë shqiptarëve që në rend të parë të kemi mirëkuptim dhe bashkëpunim me njeri – tjetrin. Përkrahësve të mi ju them bravo për shijen përderisa pëlqeni muzikën time! Haha. Ju uroj shumë shëndet, paqe dhe dashur me muzikë të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj