Vezët të cilat po importohen në tregun e Kosovës me destinim për përpunim industrial, dyshohet se po shiten për konsumim të qytetarëve.
Kjo tregohet në një dokument që e ka siguruar KosovaPress. Për këtë fenomen janë të shqetësuar edhe fermerët, pasi thonë se kjo formë e tregtisë, përveç dëmtimit të tregut po e rrezikon edhe shëndetin e konsumatorëve.
Këto shqetësime i ka shprehur edhe kryetari i Shoqatës së Shpendarisë, Agim Sahiti, i cili tha se Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK) duhet të jetë më aktive gjatë kontrolleve dhe mos të lejojë që importuesit e vezëve të bëjnë deklarime me dokumentacione të falsifikuara. Sipas tij, çmimi i importit të vezëve me destinim për procesim apo prodhim ka taksa më të ulëta se sa çmimi i vezëve që janë të destinuara për konsum.
Bajram Islami, përfaqësues i kompanisë “Lami”, sipas dokumentacionit del të ketë importuar vezë të kategorisë B, që janë të destinuara për procesim, e që të njëjtat dyshohet se janë hedhur në treg për konsum. Ai nuk ka pranuar të flasë para kamerave, por prapa kamerave ka treguar dokumentacionet që i posedon, ku në të njëjtat thuhet se ai ka importuar vezët për konsum. Islami ka thënë se ato dokumentacione të cilat i posedon redaksia e KosovaPress nuk janë reale.
Zyrtarët e AVUK, institucion i cili është përgjegjës për kontrollin e cilësisë së produkteve dhe për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e cilësisë së vezëve, nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se a është e lejuar që vezët e destinuara për prodhim të shiten për konsum.
Sasia e vezëve të importuara gjatë dy muajve të këtij viti e kalon sasinë e importit të total vitit 2015. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 janë importuar mbi tre milionë copë vezë. Ndërsa, për dy muaj të këtij viti, importi i vezëve, sipas Adriatik Stavilecit, zëdhënës i Doganës së Kosovës, është 2.9 milionë copë. Sipas Stavilecit, mbi 60 për qind të vezëve importohen nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër nga Maqedonia dhe Italia.
Drejtori i Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “Avonet”, Kenan Gashi, tha se është shqetësuese fakti që cilësia e mallrave që importohet te ne nuk është në nivelin e duhur. Ndërsa, deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca, hedh dyshime për sasinë e madhe të importit të vezëve. Ai tha se në Komisionin për Zhvillim Ekonomik në njërën nga mbledhjet do të ngrejë si shqetësim.
“Do të interesohemi për këtë çështje në mënyrë që në njërën nga mbledhjet e ardhshme ta ngre si shqetësim. Ju e dini që programi qeverisës i Qeverisë është i bazuar në tregti të lirë të tregut, pa monopole dhe pa çmime dampingu. Prandaj, jemi kundër të gjitha gjërave të cilat e cenojnë këtë çështje dhe do të punojmë në zgjidhjen e problemit”, tha Grainca.
Ndryshe, në nenin 9 të Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e cilësisë së vezëve të cilën duhet të zbatojë AVUK thuhet: “Klasifikimi i vezëve duke iu referuar cilësisë së vezëve, vezët kategorizohen në: a) vezë të klasës ”A” ose vezë të freskëta; b) vezë të klasës ”B” të dedikuara për përpunim industrial”. Po ashtu, edhe neni 31 i këtij Udhëzimi thuhet: “Traka dhe etiketa për vezë industriale. Nëse vezët e paketuara i janë destinuar përpunimit industrial, trakat dhe etiketat duhet të jenë me ngjyrë të kuqe”. Në trakat dhe etiketat nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të jenë të vendosura të dhënat e lexueshme: “a) emri dhe adresa e subjektit për të cilin janë destinuar vezët; b) emri dhe adresa e subjektit që i distribuon vezët; c) shenja ‘Vezë industriale’ e shkruar me shkronja të zeza të shtypit të larta 2 cm dhe shenja ‘të papërshtatshme për ushqim të njerëzve’ e shënuar me shkronja të zeza të larta 0.8 cm. 31.3 Traka dhe etiketa nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të përdoret vetëm një herë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare