Veturat me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës lejohen të hyjnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës informoi të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjë Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë.
“Nuk ka reciprocitet, veturat me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës lejohen të hyjnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen për vonesat dhe pengesat e ndodhura mbrëmë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































