Vetura zyrtare “Toyota Land Cruiser” me targat 2Z, e cila i takon kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, është parë mbrëmë rreth mesnatës me targa provuese të Republikës së Serbisë, duke hyrë nga Serbia në Kosovë, përkatësisht në pikën kufitare të Jarinjës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, përkundër sugjerimeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që në territorin e Republikës së Kosovës, kryetari Rakiq duhet t’i heq targat e Serbisë dhe t’i vendosë targat zyrtare të Kosovës, ky i fundit nuk ka pranuar assesi, duke thënë se edhe ajo pjesë është Serbi.
“Mbrëmë rreth orës 24:00 në Jarinje, Rakiq ka dashur që me veturën e tij zyrtare në të cilën kishte të vendosura targa provuese të Serbisë të hyjë në Kosovë, mirëpo nuk është lejuar nga policët e Kosovës. Ai pastaj ka rezistuar dhe nuk ka pranuar assesi të heq targat e Serbisë, ndërsa ka thënë se edhe ajo pjesë e Kosovës është Serbi. Rakiq është mbajtur rreth dy orë në kufi për t’iu bindur urdhrave të Policisë, derisa nga Prishtina është bërë trysni ndaj policëve dhe në fund është lejuar që kryetari Rakiq të vazhdojë lëvizjen brenda territori t të Kosovës me targa të Serbisë”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se Rakiq gjatë kohës sa ka qëndruar në kufi ka komunikuar përmes telefonit me disa persona, në mesin e të cilëve edhe me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Millan Radojeviq.
“Diku rreth orës 2:00 të mëngjesit, pasi policët janë kontaktuar nga dikush prej strukturave të larta të policisë në Prishtinë, ata janë detyruar ta lejojnë kryetarin Rakiq që të vazhdojë me targa të Serbisë brenda territorit të Kosovës”, thonë burimet.
Në anën tjetër, KosovaPress-i ka kontaktuar përmes telefonit me komandantin e policisë në kufirin e Jarinjes, Skender Sadiku, i cili ka konfirmuar pjesërisht ngjarjen.
Sipas tij, është e vërtetë se ka pasur telashe të vogla me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq rreth targave të automjetit të tij mbrëmë në Jarinje, dhe ai është ndaluar më gjatë në kufi.
“Pavarësisht kush është në pyetje, ndonjë ministër apo qytetar i rëndomtë, ne zbatojmë ligjet e Kosovës”, ka thënë shkurt Sadiku.
Ai ka mohuar të ketë intervenuar drejtori i policisë së Kosovës apo dikush nga strukturat e larta në polici, ndërsa nuk ka dhënë detaje se si Rakiq është lejuar të vazhdojë rrugën me targa të Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?