Një nxënëse dhe një mësuese kanë mbetur të plagosura teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.


Dy të dëmtuarat, mësuesja Elidona Gega 24 vjeçe dhe nxënësja B.Cupi 16 vjeçe, u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Fatmirësisht të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime të shumta.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, teksa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.