Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Podujevë, e njëjta dërgohet për tretman mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku ka pasur të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































