Vetura godet një këmbësore në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë

Një veturë ka goditur një këmbësore në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhë rreth orës 14:30.
"Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor", ka thënë ajo.
Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































